Aktualitet

Protestuan kundër mbajtjes së maskave/ Shoqërohen në polici 15 persona, flet avokati: Është një terror shtetëror

16 Tetor 2020, 09:18 Nga DOSJA
Protestuan kundër mbajtjes së maskave/ Shoqërohen në polici

TIRANE– Policia ka shoqëruar 15 persona pasi kanë protestuar një ditë më parë para kryeministrisë për mos mbajtjen e maskave, e cila tashmë është me detyrim ligjor edhe në ambiente të hapura.

Mes personave që kanë marrë pjesë në protestë ishte edhe avokati Zaçe Islami, i cili ka deklaruar se po shkelen të drejtat e qytetarëve.

“Ka vendosur një Juntë fashitse. Nuk është e drejtë kjo që po bën. Unë ju them familjeve shqiptare që janë gjobitur të shkojnë dhe të denoncojnë punonjësit e policisë pasi kanë shkelur të drejtat e qytetarëve. Nuk kam një të dhënë të sakte, por mund të jenë mbi 15. Është një terror shtetëror, ky njeri nuk është normal. Jam kundër maskës sikur dhe e kam thënë, po ashtu sikurse thotë ede kryeministri. Atë nuk e kemi parë asnjëherë me maskë. Unë i pyes qytetarët e keni pyetur vetën kush po ju qeveris.”– tha Islami.

Njoftimi i policise:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Vjedhja”.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë i shtetasit E.P., 24 vjeç, pasi ditën e djeshme ka vjedhur disa veshje në mjetin në pronësi të shtetasit G.H. Gjithashtu nga verpimet ka rezultuar se ky shtetas, më datë 09.10.2020, ka dëmtuar xhamat e mjetit të shtetasit J.B, si dhe ka vjedhur disa vegla pune në servisin e shtetasit A. Ç. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, filloi procedimi penal ndaj 15 shtetas, pasi ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë organizuar dhe protestuar në kundërshtim me masat anti-covid. Gjithashtu në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse gjobë për 15 shtetasit. Nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për shtetasin në kërkim K.B, 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Më datë 16.10.2020, rreth orës 00:40, shtetasi A.Dh.,kallëzon se më datë 15.10.2020, rreth orës 22:00, dyshohet se dy persona të panjohur e kanë ndjekur në hyrje të pallatit ku ai banon. Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mbrëmjen e djeshme dhjetra qyetetarë protestuan përballë kryeministrisë aty ku kërkonin që të mos mbahej maska e për më tepër të mos vihej gjoba. Në shenjë proteste ata dogjën maskat e tyre. Protestës do ti bashkohej dhe deputeti Kujtim Gjuzi mirëpo ishin qytetarët të cilët nuk e lejuan dhe e larguan duke përdorur terma ofenduese.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta te kryeministria protesta te kryeministria

Sondazh

Poll