Aktualitet

Prej 4 ditësh i zhdukur pa gjurmë/ Dosja e 40-vjeçarit Ermal Ngucaj kalon në SPAK, gjenden vetëm rrobat dhe atletet e tij

16 Tetor 2020, 08:58 Nga DOSJA
Prej 4 ditësh i zhdukur pa gjurmë/ Dosja e 40-vjeçarit Ermal

TIRANË- Çëshjta e zhdukjes së 40-vjeçarit Ermal Ngucaj në Vlorë ka kaluar në SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion). Tashmë prokurorët do të hedhin dritë mbi zhdukjen në mënyrë misterioze të 40-vjeçarit. Ndërkohë uniformat blu po hetojnë për një konflikt të mundshëm të 40-vjeçarit.

Ermal Ngucaj ështëzhdukur prej katër ditësh. Policia është vënë në kërkim të 40-vjeçarit, ndërkohë që dyshohet se ai mund të jetë rrëmbyer. Ndërkohë, makina e tij është gjetur në Mavrovë. Kjo e fundit ka qenë e mbyllur dhe nuk janë gjetur as çelësat, por pas hapjes në të janë gjetur rrobat dhe atletet e 40-vjeçarit.

Ai ishte një person me precedentë penalë, por ende nuk ka detaje të tjera mbi aktivitetet e të zhdukurit.  Ngucaj para një viti kishte dalë nga burgu, pas vuajti dënimin me 7 muaj për për një konflikt në gurore në Lepenicë të Vlorës.

Ndërkohë ditën e djeshme prindërit e tij treguan se dyshojnë se mund ta kenë rrëmbyer dhe i bënë thirrje policisë për gjetjen e djalit të tij të vetëm, pasi më herët kanë përjetuar vdekjen e një djali tjetër dhe nuk mund ta përballonin edhe humbjen e Ermalit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermal ngucaj zhduket ermal ngucaj ermal ngucaj zhduket ermal ngucaj

Sondazh

Poll