Politike

“Po bëni lëmsh dynjanë, Artan Shkëmbi s’ishte drejtor i OFL-së”/ Rama përplaset me analistët: Ju pillni mace dhe i

16 Tetor 2020, 06:15 Nga DOSJA
“Po bëni lëmsh dynjanë, Artan Shkëmbi s’ishte

TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli mbrëmë në emisionin “Opinion” për Vettingun në Polici. Gjatë një debati me Lorenc Vangjelin, u përmendën dy rastet, shkarkimi i Arben Frashërit dhe pezullimi nga detyra i Artan Shkëmbit. Rama theksoi se mediet dezinformojnë me informacionet e tyre dhe se bëjnë lëmsh dynjanë. Kryeministri sqaroi se Artan Shkëmbi nuk ishte kreu i OFL-së, por një zyrtar i OFL-së.

BISEDA: 

Lorenc Vangjeli: Jeni shprehur pak ditë më parë se gjykatësit janë më të korruptuarit edhe se politikanët. Rreth 268 magjistratë janë larguar, gati 68% e trupës. Në polici po ndodh e njëjta gjë, një kryepolic është larguar se nuk po rregullonte dot letrat për një apartament.

Edi Rama: E kuptoni çfarë bëni ju ore? Juve  edhe ai i televizionit atje, e bëtë ikën drejtori i OLF-së, ai nuk ishte fare drejtori i OFL-së. Por nuk ishte mor drejtori i OFL-së. Ishte një zyrtar i OFL-së që u kap dhe nuk e kapët ju, ju nuk kapni asgjë, ju kapni vetëm macet që i pillni vetë. Thoni ta kapa, ça kapët ju? Pillni vetë macet dhe i hidhni nëpër sallone dhe i thoni i kapëm.

Lorenc Vangjeli: Po flas për krejt tjetër gjë zoti kryeministër. Maçoku im po ndjek një tjetër mace.

Rama: Vazhdo ndiqe, por me mua çfarë ke?

Lorenc Vangjeli: Një polic tjetër, që nuk justifikonte do një apartament 50 metra katrorë, e çuat në shtëpi. Me këtë standard që është Vettingu,  mendoni se politikanët e kalojnë këtë proces?

Edi Rama: E para u punës ju e bëni çorbë dynjanë, e luajtët mendsh këtë milet, me një çorbë nga mëngjesi deri në darkë. Ai nxjerr një lajm “Çimit i ra tulla, u plagos në këmbë”, një tjetër u plagos tek kthesa, pas hasanit iu këput pema.

Rakipllari: Më ke bërë komplimet se i kam ulur këto. Më ler të flas.

Rama: E ke ulur nivelin e tullave që u bien në kokë njerëzve. Unë kam thënë që është bërë një modë që të gjithë politikanët janë legena, të gjithë vjedhin e të tjera. Mua më marrin të keqe të gjithë ata që flasin kështu, nuk ka hajdut 2 metra.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lorenc vangjeli edi rama lorenc vangjeli

Sondazh

Poll

Politike 15 Tetor 2020, 21:11

TIRANË– Kryeopozitari Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit, përmes disa dokumenteve deklaroi në “Opinion” se Basha dont...