Sport

Ministri Spadafora: Ronaldo theu protokollin e shteti

15 Tetor 2020, 19:50 Nga DOSJA

ITALI – Pozitiviteti i Kristiano Ronaldos me Covid-19 dhe sjellja e tij aspak korrekte ndaj rregullave dhe kushteve që ka shteti italian ndaj pandemisë, ka sjellë polemika dhe reagime edhe të organeve shtetërore. Madje ka qenë vetë ministri i sporteve të Italisë Vinçenzo Spadafora, deklaroi, se Kristiano Ronaldo ka shkelur protokollin e sigurisë, pasi portugezi fluturoi fillimisht drejt atdheut të tij dhe më pas u kthye dje në Torino, ndonëse vetëm 24 orë më parë kishte rezultuar pozitiv ndaj një testi për koronavirusin.

Ministri Spadafora, gjithashtu ka folur për çështjen e dhënies në tavolinë të 3 pikëve Juventusit për ndeshjen me Napolin. Ai u shpreh se do të bëjë një reagim dhe nuk është aspak dakord, por fillimisht do të presë apelimin e Napolit.

Në fund, i gjithë interesi i sportdashësve në të gjithë botën, në këtë periudhë pandemie, është rikthimi në stadiume, çështje për të cilën ministri italian i sportit, deklaroi:

“Mendoj se do të vijojnë bosh, të paktën deri në fund të muajit të ardhshëm. Klubet kanë kërkuar një hapje në masën 25%, por momentalisht do të duhet të presim ecurinë deri në mesin e muajit nëntor dhe më pas të marrim në konsideratë kërkesën e tyre”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 cristiano ronaldo juventus vincenzo spadafora covid-19 cristiano ronaldo juventus vincenzo spadafora

Sondazh

Poll

Sport 15 Tetor 2020, 17:15

“Doktor” Rossi, pozitiv me Covid-19

ITALI – Piloti i famshëm i motoçiklizmit, Valentino Rossi, i ashtuquajtur “Doktori” në mjediset e motorrave, nëpërmjet një postimi në Instagram, ka...

Sport 15 Tetor 2020, 16:32

Vedat Muriqi prezantohet zyrtarisht te Lacio

ROME – Sot në mesditë, në qendrën sportive të Formelos, ku stërvitet skuadra kryeqytetase e Lacios, është prezantuar zyrtarisht në një conference për shty...

Sport 15 Tetor 2020, 15:54

Miqësore, Partizani mposht Teutën në Durrës

Në “Olimpic Park” të Durrësit, kryeqytetasit e Partizanit fituan 2-1 në miqësoren e zhvilluar sot pasdite ndaj Teutës, një ndeshje cilësore dhe mjaft interesant...

Sport 15 Tetor 2020, 14:24

20 kandidatë për çmimin “Golden Boy 2020”

Çmimi “Golden Boy 2020” është në metrat e fundit. Më 14 dhjetor do të zbulohet se kush do të pasojë portugezin Joao Felix, si fitues të këtij çmim...

Sport 15 Tetor 2020, 13:35

Derbi Madonninës, “i prekur” nga Covid-19

MILANO – Pas përfundimit të ndeshjeve të Nations League, të shtunën, në orën 18:00, në Seria A do të zhvillohet, derbin e Madonninës, Inter-Milan, një superndes...