Sport

Raiola rikthen presionin PSG ndaj Milanit për Donarumën

15 Tetor 2020, 20:02 Nga DOSJA
Raiola rikthen presionin PSG ndaj Milanit për Donarumën

ITALI – Telenovela mes Milanit dhe Raiolës për dërgimin e portierit Xhixhi Donaruma drejt Paris SG, duket se nuk ka të sosur. Këtë herë është gjetur pikërisht momenti kyç, në prag të derbit, për t’u rishfaqur edhe një herë lajmi, se Raiola ka arritur marrëveshjen me skuadrën franceze të sheikut, për portierin 21-vjeçar të Milanit dhe kombëtares italiane.

Kontrata e Donarumës me Milanin skadon më 30 qershorin e vitit të ardhshëm dhe prej ditësh palët janë duke negociuar rinovimin, por momentalisht duket se oferta e kuqezinjve është ende larg pretendimeve të Raiolës. Dhe siç është bërë zakon tashmë, çdo herë që menaxheri i famshëm italian nuk është dakord me shifrat, ka gati nën mëngë asin e presionit, kryesisht vitet e fundit me skuadrat e financuar nga sheikët.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport acmilan gigi donnarumma psg raiola acmilan gigi donnarumma psg raiola

Sondazh

Poll

Sport 15 Tetor 2020, 17:15

“Doktor” Rossi, pozitiv me Covid-19

ITALI – Piloti i famshëm i motoçiklizmit, Valentino Rossi, i ashtuquajtur “Doktori” në mjediset e motorrave, nëpërmjet një postimi në Instagram, ka...

Sport 15 Tetor 2020, 16:32

Vedat Muriqi prezantohet zyrtarisht te Lacio

ROME – Sot në mesditë, në qendrën sportive të Formelos, ku stërvitet skuadra kryeqytetase e Lacios, është prezantuar zyrtarisht në një conference për shty...

Sport 15 Tetor 2020, 15:54

Miqësore, Partizani mposht Teutën në Durrës

Në “Olimpic Park” të Durrësit, kryeqytetasit e Partizanit fituan 2-1 në miqësoren e zhvilluar sot pasdite ndaj Teutës, një ndeshje cilësore dhe mjaft interesant...

Sport 15 Tetor 2020, 14:24

20 kandidatë për çmimin “Golden Boy 2020”

Çmimi “Golden Boy 2020” është në metrat e fundit. Më 14 dhjetor do të zbulohet se kush do të pasojë portugezin Joao Felix, si fitues të këtij çmim...

Sport 15 Tetor 2020, 13:35

Derbi Madonninës, “i prekur” nga Covid-19

MILANO – Pas përfundimit të ndeshjeve të Nations League, të shtunën, në orën 18:00, në Seria A do të zhvillohet, derbin e Madonninës, Inter-Milan, një superndes...