Politike

Rama nuk harron ditëlindjen e Berishës: Doktor të uroj të kesh 100 vite për nipat e mbesat, por mbylle pusetën digjitale,

15 Tetor 2020, 21:33 Nga DOSJA
Rama nuk harron ditëlindjen e Berishës: Doktor të uroj të

TIRANË– Nga studioja e emisionit “Opinion”, Kryeministri Rama ka përcjellë një mesazh për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Në fakt në atë që duhej të ishte një mesazh urimi në ditëlindjen e doktor Berishës, Kryeministri kërkoi edhe largimin  e tij nga skena politike.

“Doktor të uroj të kesh 100 dhe plus sa të duash ti, për nipat për mbesat, për stërmbesat. Por për këtë pjesë doktor je histori, lëre historinë të flasë për ty.  Se kur historia flet nga puseta në mbroklla dixhitale turpëron veten. Nuk ke më moshë të vazhdosh të turpërohesh! Edhe 100 e sa të duash ti. Jetë dhe shëndet familjarisht të kesh, por Shqipërinë lëre rehat,  njerëzit lëri rehat. Mbylle pusetën dhe fli gjumë doktor, fli gjumë”, tha Rama.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditelindja e sali berishes edi rama rama ne opinion 15 tetor ditelindja e sali berishes edi rama rama ne opinion 15 tetor

Sondazh

Poll

Politike 15 Tetor 2020, 21:11

TIRANË– Kryeopozitari Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit, përmes disa dokumenteve deklaroi në “Opinion” se Basha dont...