Politike

“Kur e thithte kanabisin Hollanda”/ Rama e pranon hapur që ka kanabis: Edhe çfarë ka këtu? Qenka një parcelë, po do ke

15 Tetor 2020, 21:51 Nga DOSJA
“Kur e thithte kanabisin Hollanda”/ Rama e pranon hapur që ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se kanabisi ka qenë, është dhe do të ekzistojë në Shqipëri e kudo, pasi sipas tij, lufta me lëndën narkotike nuk mbaron. I ftuar në studion e “Opinion”, Rama tha se nëse bëhet fjalë për fenomen, kjo gjë nuk ekziston, por që kanabis do ketë.

I vënë përballë pamjeve të publikuara nga gazetari Artan Hoxha, Rama: Edhe çfarë tregojnë këto pamje, edhe çfarë? Paska kapur gazetari kanabis….po mirë mo kanabis ka dhe do ketë, është normale se lufta nuk mbaron.

Por ndërhyri gazetarja Fatjona Mejdini.

Pjesë nga biseda:

Fatjona Mejdini: Zoti Rama e keni menduar ndonjëherë se kemi dhjetëra shqiptarë të rinj jashtë nëpër vendet e huaja e shtëpi kanabisi..

Edi Rama: Dhe çfarë do të thotë kjo?

Fatjona Mejdini: Do të thotë që e kemi integruar…

Edi Rama: Jo moj..e paskemi integruar neve e? Ja paskemi mësuar neve Hollandës hashashin e? çfarë thua…Kur e thithte Hollanda hashashin moj motra ime, nuk kishte shqiptarë që…po ç’po më thua tani. Ja paske mësuar ne, hajde hajde.. Po Hollanda është numër një në botë për drogë e për kultivime, çfarë po na tregoni tani.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fatjona mejdini edi rama fatjona mejdini

Sondazh

Poll

Politike 15 Tetor 2020, 21:11

TIRANË– Kryeopozitari Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit, përmes disa dokumenteve deklaroi në “Opinion” se Basha dont...