Politike

Protestat e naftëtarëve, Rama: Nuk e dini ju se sa lutje kam bërë unë që të vijnë investitorë, ajo është një rafiner

15 Tetor 2020, 21:29 Nga DOSJA
Protestat e naftëtarëve, Rama: Nuk e dini ju se sa lutje kam

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek protesta e naftëtarëve, të cilët sot kanë hyrë në ditën e 18 të grevës së urisë dhe për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore, janë zëvendësuar nga gratë.

I ftuar në “Opinion”, Rama tha se askush nuk e di se sa lutje bën ai në ditë për ata naftëtarë dhe se si është ulur në tavolina me njerëz për të kërkuar investitorë. Rama u bëri thirrje naftëtarëve që të shkonin në shtëpi e talinin grevën, teksa premtoi se kjo gjë nuk do të bënte që qeveria t’i linte në harresë.

Kryeministri tha se ka premtuar edhe 5 milionë euro garanci për investitorë por që nuk ka arritur ende një marrëveshje me dike.

“Ajo është një rafineri private. Nuk është fare aset shtetëror siç e theksoni ju. unë kam shkuar me investitorë amerikanë dhe akm bërë lutje. Dhe nuk kanë që në vitin 2016 që nuk janë paguar ata, që ta dini. Shkova me amerikanët dhe erdhën, fillaun, nuk ju dilnin llogaritë dhe më pas ikën. Është private kjo gjë, nuk kam çfarë t’i bëj. Edhe është një rafineri që po punonte naftën e rëndë krudo. Dhe u privatizuan fushat, e nxorri naftën ai tjetri dhe s’e përdori rafinerinë, e nxorri direkt në treg. Nëse rafineria nuk merr naftë, fiket. Pse t’ja jap thotë ai, se unë e nxjerr direkt në treg. Iu luta atij të Azerbajxhanit, kam dhënë dhe garanci 5 milionë euro dhe nuk vijnë. Ku është problemi tani? E kuproj që është çështje sociale dhe kjo është situata. Është një marrëdhënie kapitaliste e puëns, jo komuniste. Ata janë paguar në periudhën e karantinës, si gjithë të tjerët. Nuk e duan. Ata kanë të drejtën e tyre, unë ç’do ditë merrem me këtë punë. Por nuk jam dakort për grevën. Në grevë futesh që të të dëgjojnë. Nuk kanë ata shans në këtë vend që t’i dëgjojë dikush siç i kam dëgjuar unë. Nëse të jap telefonin, nuk do gjesh mesazhin e Saliut aty, që flet për të vdekurit, por do gjesh se sa komunikime bëj unë pë rata, çdo ditë. U bëj thirrje të dalin nga greva. Unë e kam në fokus, nuk kanë nevojë të torturohen e të përdoren, unë nuk harroj. Ata të shkojnë në shtëpi,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne opinion 15 tetor edi rama rama ne opinion 15 tetor

Sondazh

Poll

Politike 15 Tetor 2020, 21:11

TIRANË– Kryeopozitari Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit, përmes disa dokumenteve deklaroi në “Opinion” se Basha dont...