Aktualitet

Në çadër që nga tërmeti i 26 nëntorit/ Qytetari publikon gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet, uji hyn brenda ambi

16 Tetor 2020, 08:43 Nga DOSJA
Në çadër që nga tërmeti i 26 nëntorit/ Qytetari

LAC– Qytetarët akoma vijojnë të jetojnë në çadra, pas tërmetit të madh që tronditi vendin me 26 nëntor.

Jetesa në çadër si dhe shirat e bëjnë të pamundur jetesën e qytetarëve në këtë periudhë. Këta të fundit kanë denoncuar gjendjen në të cilën ndodhen. Një qytetar nga Shpërdheti, në një zonë të Laçit ka realizuar një video ku shihet uji që iu është futur në çadër.

Mëngjesi i sotëm në Shpërdhet, jetojmë akoma në cadra. I them ktij kyeministri je nje palaco‘- shkruhet në videon e publikuar nga Albaniaviral.

Në tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit të 2019-ës, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën me mjëra të tjerë, mbetën pa strehë dhe shumë banorë të Durrësit, Laçit, Tiranës dhe zonave përreth. Cadrat ishin provizore deri në momentin kur shteti do kujdesej që banorët të kishin një strehë për të futur kokën, mirëpo siç shihet nga pamjet e ardhura më sipër situata akoma vazhdon e njëjtë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jetesa ne cader jetesa ne cader

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 06:58

FIER-Policia e Fierit ka arrestuar Skënder Krasniqin, pasi akuzohet se më 22 nëntor të vitit 2015 ka vrarë me mjete të forta 82-vjeçarin Nokë Likometaj. ...