Aktualitet

Atentati ndaj Shefit të Policisë në Malësinë e Madhe/ Policia jep detaje: Jemi në kërkim të personave të tjerë të imp

16 Tetor 2020, 07:26 Nga DOSJA
Atentati ndaj Shefit të Policisë në Malësinë e Madhe/

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me atentatin ndaj Shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj. Policia bën me dije se janë arrestuar Ilirjan Hasanaj, 19-vjeç dhe bashkëpunëtori tij, (kushëriri) Verzan Bajrakurtaj. Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se po vijojnë hetimet për personat e tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër. Vihet ne pranga autori i dyshuar i ngjarjes se ndodhur me datë 11.10.2020, ku mbetën të plagosur shtetasit M. H. dhe Xh. H. Arrestohet dhe një shtetas tjeter si bashkëpunëtor. Nga strukturat hetimore të DVP Shkodër u bë ndalimi i shtetasit I. H. 19 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër. Gjithashtu nga veprimet hetimore u bë ndalimi edhe i bashkëpunëtorit të tij shtetasit V. B. 23 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër. Nën drejtimin e Prokurorisë, Strukturat hetimore të DVP Shkodër vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe qëllimit të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër per vprime të mëtejshme

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 11 tetorit në Shkodër, ku 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj iu afrua mjetit të shefit të Policisë Bashkiake, Mentor Hasanaj dhe shtiu 7 herë me armë zjarri. Nga sulmi me armë zjarri mbetën të plagosur shefi i Policisë dhe babai i tij 74-vjeçar, Xhelali. Bashkë me ta në makinë ka qënë edhe bashkëshortja e shefit, Vjollca Hasanaj 28-vjeç, por kjo e fundit nuk u plagos. 19-vjeçari është vetëdorëzuar ditën e djeshme në polici, ndërsa dëshminë për ngjarjen e plotë e ka dhënë sot. Në dëshminë e tij 19-vjeçari ka pranuar akuzat dhe ka thënë se gjithçka ndodhi pas një konflikti pronëse.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan hasanaj mentor hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan hasanaj mentor hasanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 06:58

FIER-Policia e Fierit ka arrestuar Skënder Krasniqin, pasi akuzohet se më 22 nëntor të vitit 2015 ka vrarë me mjete të forta 82-vjeçarin Nokë Likometaj. ...