Aktualitet

16 Tetor 2020, 06:58 Nga DOSJA

FIER-Policia e Fierit ka arrestuar Skënder Krasniqin, pasi akuzohet se më 22 nëntor të vitit 2015 ka vrarë me mjete të forta 82-vjeçarin Nokë Likometaj. Mësohet se Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest me burg” për 43-vjeçarin dhe mbi të rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim”.

Vrasja dhe motivet: 

Më 23 nëntor të vitit 2015 trupi i 82-vjeçarit u gjet i mbështjellë me çarçaf pranë banesës së tij në Fier, jashtë një koshi plehrash. Dyshohet se 43-vjeçari vrau komshiun e tij, pasi ky i fundit i kishte ngamuar nënën, Roza Krasniqi. Ngjarja është mohuar nga  kjo e fundit, e cila dëshmuar në polici dhe djali i saj nuk e ka kryer këtë krim.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja e ndodhur më 22.11.2015, në qytetin e Fierit. Kapet dhe ndalohet autori i vrasjes së 82-vjeçarit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, pas një pune operative dhe hetimore intensive, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 22.11.2015, në Fier, ku është vrarë me mjete të forta prerëse shtetasi N. L., 82 vjeç, banues në Fier.

Pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën “Arrest në burg” për shtetasin S. K., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet noke lokometaj skënder krasniqi vrasja e 82-vjeçarit në fier noke lokometaj skënder krasniqi vrasja e 82-vjeçarit në fier

Sondazh

Poll