Aktualitet

Situata në fshatrat në Kurbin, banesat përmbyten, dhjetëra ha toke bujqësore nën ujë

16 Tetor 2020, 07:47 Nga DOSJA
Situata në fshatrat në Kurbin, banesat përmbyten, dhjetëra

KURBIN– Gjatë mbrëmjes së të enjtes ka pasur prurje të mëdha uji dhe në zonën e Kurbinit. Në këtë mënyrë janë përmbytur disa fshatra të zonës.

Në fshatin Gjorem në disa banesa uji ka depërtuar brenda, ndërsa me dhjetra ha toke bujqësore janë nën pushtetin e ujit.

Sipas banoreve nje situatë e tillë është e përvitshme. Mjetet për pastrimin e kanaleve kulluese nuk shfrytëzohen me kapacitetin e duhur për hapjen e kanaleve kulluese duke sjellë të tilla probleme për banorët e disa fshatrave në Kurbin.

Në Gjorem kanali kryesor kullues ka shpërthyer dhe uji ka depërtuar në rrugë dhe të mbjellat e fshatarëve. Ende nuk ka një informacion të detajuar për situatën e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit që kanë sjellë dhe përmbytje.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fshati gjorem shqiperia nen uje fshati gjorem shqiperia nen uje

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 06:58

FIER-Policia e Fierit ka arrestuar Skënder Krasniqin, pasi akuzohet se më 22 nëntor të vitit 2015 ka vrarë me mjete të forta 82-vjeçarin Nokë Likometaj. ...