Aktualitet

Forca Detare me komandant të ri/ Xhaçka: Këtë post do të mbajë Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia, jam besimplotë për vizio

16 Tetor 2020, 07:48 Nga DOSJA
Forca Detare me komandant të ri/ Xhaçka: Këtë post do

TIRANË– Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia do të jetë komandanti i ri i Forcave Detare të Shqipërisë. Këtë lajm e ka dhënë ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka nëpërmjet një postimi në Facebook, ku gjeneralit i uron suksese për detyrën e re.

“Forca Detare do të drejtohet nga gjeneral brigade Ilir Xhebexhia. I uroj suksese komandantit të ri të FD dhe jam besimplotë në vizionin e duhur, për vijimin e procesit të modernizimit e profesionalizmit, që nisin nga investimi te burimet njerëzore, te modernizimi me armatim të anijeve të klasit “Iliria”, e deri te Sistemi i ri i Vëzhgimit Detar.”, shprehet Xhaçka.

Ky emërim i ri erdhi pas shkarkimit nga detyra të  komandantit të Forcës Detare, Ylber Dogjani. Presidenti Ilir Meta firmosi shkarkimin e Dogjanit, shtatë muaj pas kërkesës nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Meta theksoi se Dogjani iku nga detyra, pasi i mbaroi mandati. Ndërsa, ministrja Xhaçka kërkoi shkarkimin e tij, si një masë pas zbulimit të vjedhjes së armatimeve në bazën e Pashalimanit, në Vlorë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir xhebexhia olta xhacka ilir xhebexhia olta xhacka

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 06:58

FIER-Policia e Fierit ka arrestuar Skënder Krasniqin, pasi akuzohet se më 22 nëntor të vitit 2015 ka vrarë me mjete të forta 82-vjeçarin Nokë Likometaj. ...