Aktualitet

Vettingu/ Pjesë e trupës gjykuese të Tahirit, konfirmohet në detyrë gjyqtarja Flora Hajredinaj

16 Tetor 2020, 08:08 Nga DOSJA
Vettingu/ Pjesë e trupës gjykuese të Tahirit, konfirmohet në

TIRANE– Konfirmohet në detyrë gjyqtarja Flora Hajredinaj, gjyqtare në GJKKO, pjesë e trupës gjykuese të Tahirit.

Hajredinaj, e cila është pjesë e trupës gjykuese të GJKKO-së nuk ka pasur probleme me pasurinë, dhe as me pastërtinë e figurës dhe aftësitë e saj profesionale.

Trupa Gjykuese përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Olsi Komici. Në senacën dëgjimore të mbajtur me 7 tetor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për mundësitë financiare të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Flora Hajredinaj dhe vjehrrit të saj për një dhuratë prej 40 mijë eurosh, ndërkohë që në seancë u debatua edhe mbi dy qëndrime të ndryshme të DSIK.

Ndërsa gjyqtarja Flora Hajredinaj u shpreh se shpresonte që trupi gjykues të kishte krijuar bindjen për vlerësim pozitiv të saj në të tri kriteret dhe kërkoi konfirmin në detyrë.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj, është kryesuesja e treshes së gjyqtarëve që do të shqyrtojë edhe dosjen e Eskobarit të Ballkanit, Klement Balili. Klement Balili u vetëdorëzua në janar pas dy vjetëve kërkimi nga policia, ndërkohë që Hajredinaj bashkë me Ardit Mustafajn dhe Liliana Bakun do të vendosin për të. Hajredinaj njihet edhe si gjyqtarja e Dritan Zaganit, ‘armikut’ më të ashpër të Saimir Tahirit. Ishte ajo që vendosi për Zaganin, masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flora hajredinaj flora hajredinaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Tetor 2020, 06:58

FIER-Policia e Fierit ka arrestuar Skënder Krasniqin, pasi akuzohet se më 22 nëntor të vitit 2015 ka vrarë me mjete të forta 82-vjeçarin Nokë Likometaj. ...