Aktualitet

Atentati në Malësi të Madhe/ 19-vjeçari u fsheh në Velipojë, u vetëdorëzua pas telefonatës me babain. Zbardhet dëshmia

16 Tetor 2020, 07:09 Nga DOSJA
Atentati në Malësi të Madhe/ 19-vjeçari u fsheh në

SHKODËR- Zbardhet dëshmia e 19-vjeçarit Ilirjan Hasanaj, i cili është autori i atentatit ndaj Shefit të Policisë në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj. I riu ka dëshmuar para oficerëve të policisë se e ka qëlluar Hasanajn, pasi ishte në efektin e alkoolit e se nuk ishte i vetëdijshëm për veprimin që po kryente. 19-vjeçari shpjegon se arsyeja e plagosjes lidhet dhe me faktin se mes tyre ka pasur një konflikt pronësie,  të cilin e ka dëgjuar nga i ati. Ai përjashton përfshirjen e kushëririt në këtë histori, ndërsa thotë se është penduar për ngjarjen.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e Ilirjan Hasanajt dhe kushëririt të tij,Verzan Bajrakurtaj. Policia dyshon se në këtë ngjarje mund të ketë të tjerë persona të përfshirë ndaj po vijon sërish hetimet.

Sakaq burime për Dosja.al bëjnë me dije se 19-vjeçari, Ilirjan Hasanaj, pas atentatit qëndroi  i fshehur në Velipojë. Ai u bind nga babai i tij që të vetëdorëzohej në polici nëpërmjet një telefonatejeje. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Mentor Hasajan ka qenë i përfshirë në në konflikt pronësie në  vitin 2008, por që s’ka lidhje me familjen e  19-vjeçarit.

DËSHMIA: 

Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj, por e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për nje gje te tille. Thjeshte e kam pare duke kaluar ne rruge dhe i jam vene mbrapa. Armen e kam patur me vete sepse ka pasur disa kohe qe e kisha dhe nuk eshte se e kam marre ate dite, me ka qelluar me vete. I jam vene mbrapa dhe e kam qelluar por ne ato momente kam qene disi nen ndikimin e alkoolit. Thjeshte e kam pare rastesisht teksa kalonte me makine dhe e kam ndjekur ne ate moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me nje problem pronesie tonen. Eshte nje konflikt i vjeter pronesie mes nesh dhe une kete histori e kam degjuar nga babai dhe kur e kam pare ne ate moment duke qene edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qelluar por nuk kam pasur nje plan te pergatitur. Duke qene drejtor me erdhi ne mendje se mund te na pengonte tek pronesia por çdo gje ka qene ne ate moment. Ndersa kusheriri im nuk ka patur asnje ide se çfare kam bere une por thjeshte e kam thirrur duke i thene qe te me merrte sepse kisha nevoje por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qene aspak ne dijeni te plagosjes. Une jam penduar maksimalisht per çfare kam bere dhe per kete fakt edhe jam vetedorezuar ne polici. Fillimisht kam qene i tronditur dhe kisha frike por tani e kam kuptuar dhe jam shume shume i penduar ndaj kam ardhur qe ta pranoj çfare kam bere”, ka thënë 19-vjeçari. Ndërsa kushëriri im nuk ka patur asnjë ide se çfarë kam bere unë, por thjesht e kam thirrur duke i thëne qe te me merrte sepse kisha nevoje por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qene aspak ne dijeni te plagosjes. Unë jam penduar maksimalisht për çfarë kam bere dhe për ketë fakt edhe jam vetdorëzuar ne polici. Fillimisht kam qene i tronditur dhe kisha frike, por tani e kam kuptuar dhe jam shume i penduar ndaj kam ardhur qe ta pranoj çfarë kam bere. 

A.B/J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ilirjan hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe arrestohet ilirjan hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 20:18

RROGOZHINË- Disa punonjës të Ujësjellësit të Rrogozhinës kanë denoncuar në “Stop” se drejtori, Skënder Dedej, u kërkon të plotësojnë disa formularë me gjen...