Aktualitet

Bllokohet Kukësi/ Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në qytet, vështirësi në qarkullimin e mjeteve, inertet bien në rrug

16 Tetor 2020, 06:57 Nga DOSJA
Bllokohet Kukësi/ Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në qytet,

KUKES– Reshjet e shiut kanë sjellë probleme në segmentet problematike që lidhin Kukësin me Shishtavecin, Kukësin me Peshkopinë, por edhe në rrugët e Valbonës dhe Lekbibaj pati rrëshqitje masive të dherave e gurëve që sollën vështirësi për qarkullimin e mjeteve.

Ne katër akset janë dërguar makineri  për të larguar inertet nga rruga. Probleme të shumta janë krijuar edhe në rrugët e brendshme në qytetin e Kukësit.

Verilindja e vendit ka pasur shumë probleme si pasojë e reshjeve të shiut. Intensiteti i tyre më i larte ishte pas orës 21:00 e deri në orët e para të mëngjesit të sotem e duke sjellë mjaft probleme e kryesisht në infrastrukturen rrugore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nen uje situata ne kukes shqiperia nen uje situata ne kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 20:18

RROGOZHINË- Disa punonjës të Ujësjellësit të Rrogozhinës kanë denoncuar në “Stop” se drejtori, Skënder Dedej, u kërkon të plotësojnë disa formularë me gjen...