Aktualitet

Durrësi, Kukësi dhe Vau i Dejës “zgjohen” nën ujë, Lumi Ishëm del sërish nga shtrati/ Makinat “notojnë” në rrug

16 Tetor 2020, 05:44 Nga DOSJA
Durrësi, Kukësi dhe Vau i Dejës “zgjohen” nën

DURRËS- Sërish përmbytje në disa qytete të vendit. Vetëm pak minuta reshje të dendura shiu kanë mjaftuar që të përmbyten disa rrugë kryesore të qytetit të Durrësit. Siç shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme, niveli i ujit ka arritur në disa centimetra dhe ka krijua vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë është krijuar edhe një trafik i madhe në këtë qytet bregdetar. Sakaq reshje e shiut kanë vijuar edhe gjatë natës, duke e bërë që niveli i ujit në rrugë të rritet edhe më shumë, ku nuk ka munguar edhe dalja e ujërave të zeza në rrugë. Po kështu edhe këmbësorët kanë probleme në lëvizje. Ndërkohë dhe në Kukës ka pasur probleme si pasojë e shirave të furishëm të cilat kanë shkaktuar bllokim rrugësh nga inertet e shumta që kanë rënë aty.

Ndërkohë në dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë të mbuluara nga uji dhe lagjia fundore e fshatit Murqinë është izoluar nga uji duke bërë kështu që rruga të jetë e kalueshme vetëm nga mjetet e larta. Lumi Ishëm po ashtu ka dalë nga shtrati, duke u bërë hera e dytë brenda tre ditëve që ndodh ky fenomen.

Situata paraqitet problematike dhe në fshatin Gjorem ku në disa banesa uji ka depërtuar brenda, ndërsa dhjetra ha toke bujqësore janë nën pushtetin e ujit.

Foto nga Durrësi 

Dhe në Vaun e Dejës ka pasur probleme me rrugët, të cilat nga shirat janë kthyer në makth për qytetarët pasi duhet të ecin me makinë në rrugën gropa-gropa.

Situata në vend nga përmbytjet është bërë problematike. Asnjë institucion nuk ka reaguar për ti dhënë zgjidhje problemit që po vazhdon për vite me rradhë.

J.V/A.B/ Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nen uje shqiperia nen uje

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 20:18

RROGOZHINË- Disa punonjës të Ujësjellësit të Rrogozhinës kanë denoncuar në “Stop” se drejtori, Skënder Dedej, u kërkon të plotësojnë disa formularë me gjen...