Aktualitet

Prindërit e Ermal Ngucajt të bindur: U zhduk lakuriq dhe i zbathur, miqtë e ligj të tij të më kthejnë djalin…erdhëm ng

15 Tetor 2020, 18:08 Nga DOSJA
Prindërit e Ermal Ngucajt të bindur: U zhduk lakuriq dhe i zbathur,

VLORË– Prindërit e 40-vjecarit të humbur në Vlorë, Fejzi dhe Mjaftime Ngucaj kanë rrëfyer se janë të bindur se Ermal Ngucajn e kanë rrëmbyer. Në një intervistë për Fax News, ata shprehen se prej katër ditësh kanë humbur kontaktet me të birin, duke rrëfyer kështu edhe bisedën e fundit me Ermalin.

Teksa, pas shtatë muajsh qëndrimi në Itali, prindërit e Ngucajt prisnin që në Vlorë të shkonte e t’i merrte 40-vjeçari, janë përballur me një pritje të gjatë. Ermali nuk ka shkuar dhe ata janë detyruar të kthehen me një tjetër mjet. Ndër të tjera, Fejzi dhe Mjaftime Ngucaj shprehen se kanë pritur me idenë se ai do të kthehej, por të nesërmen kanë dalë të kërkojnë vetë. Një djalë i ka dërguar tek makina dhe brenda saj kanë gjetur rrobat e djalit dhe atletet, por Ermali nuk dukej gjëkundi. Telefonatën e fundit, 40-vjeçari e kishte kryer me të shoqen, të cilës i kishte thënë se kishte ngatërruar rrugë. Prindërit hedhin dyshime mbi miqtë e të birit, që i quajnë të ligj.

“Djalin e kanë rrëmbyer. 4 ditë pa asnjë kontakt. Për herë të fundit ka folur me nusen. I ka thënë: Ik se ngatërrova rrugën. Hera e fundit që ka fol me nusen ka qenë ditën e hënë. Më pas telefoni është fikur. Nusja thotë se dyshojnë ti ketë ndodhur gjë. Hera e parë që Ermali nuk komunikon për kaq gjatë. Makina është gjetur e braktisur në një tjetër fshat. Unë dua djalin tim nga shokët e tij të ligj. Djalin ma kanë marrë peng ose e kanë plagosur. Më ka vdekur dhe një djalë. E dua djalin se s’bën në shtëpi, sido që të jetë. Nuk mund ta përballoj dot. Shteti po përpiqet, u faleminderit, janë vënë në lëvizje. Kemi ardhur nga Italia të martën në sabah. Pritëm djalin të na merrte, e marrim në telefon, por nuk na përgjigjej. Gjetëm një makinë tjetër dhe erdhëm në shtëpi. Ndjenjëm por si në gjemba. I them gruas ku është ky djalë? Marr nusen në telefon, e pyes ke folur me Ermalin? Thotë e kam shkëputur linjën që mbrëmë në darkë rreth orës 7. Po ku është? Nuk e di. Mendova mos është tek njerëzit tanë. Ndenja deri në darkë dhe të martën në darkë shkova tek shtëpia në Vlorë. Nuk ishte aty. Mendova mos është në polici, jo më tha, nuk kemi. Nuk dija a të bëj padi apo jo. U ktheva në shtëpi. Të mërkurën erdhi cupa dhe dhëndri. Dhëndri më tha do bëjmë denoncim. Mirë i thashë. Më pas shkuam në Kotë dhe një djalë tjetër nga Mavrova më thotë që makina e Ermalit është tek kthesa që shkon për Mavrovë. Na shoqëroi tek makina. Rrobat e tij ishin brenda. Edhe atletet brenda. Nuk e prekëm makinën fare, morëm policinë. Unë dyshoj që e kanë rrëmbyer. E kanë gënjyer, e kanë nxjerrë makina dhe mund ta kenë lënduar. Telefonin e ka të ndezur. Telefoni tjetër që përdorte nuk e kishte në makinë,”- shprehen ata.

Ermal Ngucaj tashmë është zhdukur prej katër ditësh. Policia është vënë në kërkim të 40-vjeçarit, ndërkohë që dyshohet se mund të jetë rrëmbyer. Ngucaj para një viti kishte dalë nga burgu. Ai ishte një person me precedentë penalë, por ende nuk ka detaje të tjera mbi aktivitetet e të zhdukurit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermal ngucaj fejzi ngucaj mjaftime ngucaj zhduket ermal ngucaj ermal ngucaj fejzi ngucaj mjaftime ngucaj zhduket ermal ngucaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 16:45

SHKODËR– Niko Brahimaj është larguar nga Drejtoria Policisë vendore të Qarkut Shkodër. Pas më shumë se një viti në drejtimin e kësaj policie, vetëm n...