Sport

Shqipëria ndalet tek rastet në Lituani, cilësia nuk u kthye në fitore!

14 Tetor 2020, 18:02 Nga DOSJA
Shqipëria ndalet tek rastet në Lituani, cilësia nuk u kthye

LITUANI-Shqipëria kërkoi revanshin në Lituani,por gjeti një skuadër akoma e më të fortë se ajo ndeshje në Tiranë.Këtë herë kuqezinjtë u bllokuan në një rezultat përfunduar 0-0 duke e çuar në tre ndeshje rradhazi numrin pa fitore. Kuqezinjtë drejtuar nga Edi Reja Risitë e Rejës në këtë takim janë Lenjani, Laçi dhe Seferi, që startuan si titullarë. Edhe pse impakti i parë ishte pozitiv, tre futbollistët nuk ja dolën dot të gjenin rrugën e rrjetës.

Në minutën e 24-të Qazim Laçi u ndëshkua me karton të verdhë për protesta. Shqipëria kërkoi 11-metërsh, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga futbollisti lituanez por nuk mendoi kështu gjyqtari. Pamjet treguan qartë se topi u prek me dorë.

 

Ndërkohë që duhet përmendur se Shqipëria vetëm sulmoi por pa gjetur rrugën e rrjetës. Në minutën e 38-të Seferi provoi me një goditje fluturimthi, por portieri vendas bëri mrekullinë duke i mohuar golin Kombëtares shqiptare.

Edhe pjesa e dytë nisi vrullshëm për Shqipërinë por pa gjetur golin,pikërisht në minutën e 65-të sulmuesi Seferi i vetëm përballë portierit nuk ia doli të shënojë. Lituania padyshim që duhet të kënaqet me këtë pikë, ndërsa Shqipëria aktualisht ndodhet në krizë identiteti.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lituania shqiperia lituania shqiperia

Sondazh

Poll

Sport 14 Tetor 2020, 14:50

ITALI-Ballist Morina ka kujtuar sërish mbrëmjen e çmendur të Beogradit, atje ku droni me simbolet shqiptare fluturoi në stadium. Pikërisht në vendin ku s...

Sport 14 Tetor 2020, 13:50

Covid-19 lë pa trajner Islandën!

ISLAND – Situata e pandemisë dhe shtimi i rasteve në këtë periudhë vjeshte ka ndikuar shumë edhe në futboll dhe në lëvizjet e skuadrave përfaqësuese për t...

Sport 14 Tetor 2020, 13:17

Formacioni kuqezi në dorën e të rinjve

LITUANI – Ndeshja me Kazakistanin vërtet zhgënjeu në rezultatin e saj, por me sa duket ka qenë pikënisja e një riformatimi të ekipit tonë kombëtar. Mbrëmjen e s...