Aktualitet

Gara për BKH! Aida Hajnaj flet për herë të parë pas testimit të kandidatëve: Në dhjetor përfundojmë me testet. Puna fi

14 Tetor 2020, 18:19 Nga DOSJA
Gara për BKH! Aida Hajnaj flet për herë të parë pas

TIRANE– Besnikëri, integritet, trimëri! Kjo është kryefjala në logon e BKH e publikuar për herë të parë sot para kandidatëve që u testuan në Pallatin e Kongreseve.

Drejtoresha e BKH, Aida Hajnaj tregoi për Top Channel se çfarë ndodh pas këtij momenti.

“U përzgjodhën rreth 400 kandidatë që kalojnë në fazën tjetër dhe rreth 23 kandidatë nuk kanë kaluar në fazën tjetër. Janë disa faza që duhet të kalojnë deri sa të arrijmë në fazën që të marrim 60 hetuesit, dhe mendojmë se deri nga fundi i dhjetorit duhet të jenë të përfunduara të gjithë fazat që duhet të kalojnë. Me parashikime, ne mendojmë dhe duam që në janar të fillojë puna e BKH”, u shpreh Hajnaj.

Kandidatët dhe aplikantët i pret një garë akoma më e rëndësishme siç është testi fizik, që pritet të mbahet në javën në vazhdim.

“Përqindja më e madhe e kandidatëve janë nga jeta civile ku ka dhe juristë dhe ekonomistë dhe informaticienë sepse të tilla karaktere kërkonte vetë ligji për të qenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pjesa e punonjësve të policisë është shumë e ulët në krahasim me pjesën civile.

Tre elementet që duhet të përfaqësojnë hetuesit e BKH janë: trimëri, integritet dhe besnikëri”, tha Hajnaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aida hajnaj aida hajnaj

Sondazh

Poll