Aktualitet

Deri në kufi me kafshë, pastaj në kamion, arrestohen dy shqiptarët me 115 kg kanabis, policia greke u gjen pakot me drogë,

14 Tetor 2020, 15:29 Nga DOSJA
Deri në kufi me kafshë, pastaj në kamion, arrestohen dy

JANINË– Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e Policisë greke pasi janë kapur me 115 kilogramë marijuanë në aksin Kakavijë-Janinë, në vendin e quajtur Kranula. Dosja.al ka mësuar se ata janë: Spiro Dukoli, 29 vjeç nga Gjirokastra dhe B.Kovaçi, 60 vjeç nga Dropulli. Të dy personat, sipas policisë greke u arrestuan me 115 kilogram kanabis. 

Policia greke ka konfirmuar në bazë të dëshmive të të arrestuarve se droga ishte marrë nga kufiri i gjelbër shqiptar përmes kafshëve dhe tre transportuesve. Këta të fundit janë paguar me nga 50 euro vetëm për transportin e drogës nga Kakavija në thellësi të territorit grek.

Droga u zbulua pas një kontrolli të befasishëm në një nga dy kamionët që ishte ndaluar nga policia greke. Një prej kamionëve ishte “i pastër”, ndërsa në tjetrin u gjetën 24 pako me marijuanë dhe në total 115 kg. Ajo ishte e paketuar ne pesë çanta, si dhe u sekuestruan edhe katër telefona celularë dhe 1500 euro. Sipas Policisë, një prej kamionëve ishte bosh për të kontrolluar rrugën, në të cilën do ta ndiqte mjeti me çantat me kanabis.

Dosja.al ka zbuluar edhe fotot e të riut nga Gjirokastra, i cili ka pozuar edhe me kamionë.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne greqi greqi spiro dukoli arrestohen shqiptaret ne greqi greqi spiro dukoli

Sondazh

Poll