Aktualitet

U kap me 115 kg kanabis në kamion, ky është Spiro Dukoli, i riu që postonte foto ku shihet si i përgjumur në timon, moment

14 Tetor 2020, 17:32 Nga DOSJA
U kap me 115 kg kanabis në kamion, ky është Spiro Dukoli, i riu

TIRANË– Spiro Dukoli, 29 vjeç nga Gjirokastra dhe B.Kovaçi, 60 vjeç nga Dropulli janë dy personat që u arrestuan nga policia greke me 115 kilogram kanabis. Dosja.al ka zbuluar edhe fotot e të riut nga Gjirokastra, i cili ka pozuar edhe me kamionë. Në njërën prej fotova, Dukoli shihet si i përgjumur, ndërsa në tjetrën, tregon se mjetin e transportit e ka çuar për ta larë në lavazh.

Policia greke bëri me dije pasditen e sotme për arrestimin e dy shqiptarëve. Mëdiat greke shkruanin se dy të arrestuarit, deri në kufi, e kishin çuar drogën me anë të kafshëve e më pas e kishin hipur në një kamion.

Por, u zbuluan pas një kontrolli të befasishëm nga autoritete greke. Të dy, udhëtonin me kamionë të ndryshëm dhe u kontrolluan me radhë. I pari që ishte edhe ‘testi’ ishte “i pastër”, ndërsa në tjetrin u gjetën 24 pako me marijuanë dhe në total 115 kg. gjithashtu u sekuestruan edhe katër telefona celularë dhe 1500 euro.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne greqi greqi spiro dukoli arrestohen shqiptaret ne greqi greqi spiro dukoli

Sondazh

Poll