Aktualitet

7 muaj pas izolimit, rihapen kinematë në vend, ende asnjë udhëzim për mënyrën e funksionimit gjatë pandemisë

14 Tetor 2020, 15:32 Nga DOSJA
7 muaj pas izolimit, rihapen kinematë në vend, ende asnjë

TIRANE– Hapen kinematë në vend sipas protokolleve kundër COVID-19. Ky urdhër është publikuar në Fletoren Zyrtare me urdhër të Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut. Urdhëri i ri përjashton kinematë nga aktivitetet që kufizohen për shkak të pandemisë së COVDI-19.

Ndërkohë, teatrot, koncertet janë akoma të mbyllura për shkak të pandemisë dhe urdhërit që është vënë në fuqi në datën 29 maj 2020.

Hapja e kinemave është bërë 7 muaj pas urdhërit për tu mbyllur. Akoma nuk dihet se si do jenë rregullat që duhen ndjekur për tu futur në ambientet e brendshme, nëse do ketë distancë, numër të caktuar personash, e nëse do mbahet maska dhe aty.

Botimi në Fletoren Zyrtare:

URDHËROJ

Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e    masave    të    veçanta    dhe    kufizimeve    për parandalimin   e   përhapjes   së   COVID-19”,  të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:1. Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet.2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik  për  parandalimin  e  përhapjes  së  infeksionit COVID-19.Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE: Ogerta Manastirliu

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapen kinemate ne vend kinema kunder covid hapen kinemate ne vend kinema kunder covid

Sondazh

Poll