Aktualitet

Pëllumb Pipero del kundër qeverisë: Hiqini këto gjoba për maskat, boll i ka gjobitur shqiptarët natyra

14 Tetor 2020, 14:51 Nga DOSJA
Pëllumb Pipero del kundër qeverisë: Hiqini këto gjoba

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka dalë kundër qeverisë në lidhje me gjobitjen e qytetarëve për mos mbajtjen e maskave me detyrim, rregull që nis ditën e nesërme. I ftuar në “Historia ime”, Pipero tha se shqiptarët janë gjobitur mjaftueshëm nga natyra, për shkak të tërmeteve dhe pandemisë dhe nuk kanë më nevojë për gjoba të tjera.

Më pas, Pipero shtoi se gjëja më e mirë që mund të bëhet është ndërgjegjësimi i qytetarëve për mbajtjen e maskës dhe jo me ndëshkime.

“Kur kam thënë që maska duhet të bëhet e detyrueshme unë në këtë situatë kam qenë dhe jam kundër çdo gjobe sepse ne shqiptarët boll jemi gjobitur nga natyra, dy tërmete dhe pandemia. Ne duhet të mësohemi të respektojmë çdo rregull dhe ligj që vjen sepse historikisht shqiptarët janë lidhur pas fjalës dhe jo pas normave administrative. Do ishte e më e pranueshme në opinionin tim një aleance mbarë kombëtare, specialist dhe qytetarë, qytetarë dhe institucion që të mirëkuptohemi dhe të biem dakort që maska është mjeti më mbrojtës deri tani dhe duhet të bëhet pjesë e jetës sonë dhe ta bëjmë mënyrë jetese. Kjo maskë të mbron ty, mbron doktoreshën, nuk më mbron mua. Po ta mbash dhe ti, më mbron dhe mua. Duhet ta dinë gjithë shqiptarët që Covid-19 nuk ka as këmbë, as krahë, as kokë, as logjikë. Ky virus nuk qarkullon me këmbët e veta, qarkullon me ne qytetarët. Maska duhet të jetë me vete për ta përdorur aty ku duhet dhe aq sa duhet. Përdorimi i maskës e ul ndjeshëm transmetimin e virusit dhe ul sëmundshmërinë nga ky virus. Duke pasur këtë maskë neve marrim shumë më pak spërkla pështyme me viruse brenda. Në rast se unë rri përballë me ju për 15 minuta dhe bëj muhabet apo teshtij, ky virusi përmes spërklave mund të transmetohet deri në 3 metra. Ndaj krahas distancës fizike dhe higjienës së duarve, maska është më e rëndësishme dhe më e sigurta për aq kohë sa nuk kemi një vaksinë. I them Kryeministrit që nuk jam dakort për gjobën, më duket e tepërt si Pëllumb,”- u shpreh ai.

Nga nesër maska anti Covid-19 duhet të vendoset në çdo ambient për veç bareve e restoranteve. Mbatja e saj është e detyrueshme dhe çdo qytetar që nuk e vendos, gjobitet me tre mijë lekë të reja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbajtja e maskave me detyrim pellumb pipero mbajtja e maskave me detyrim pellumb pipero

Sondazh

Poll