Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ U shpëtoi 11 plumbave, flet avokati shqiptar që ia hodhi paq atentatit në derën e shtëpisë pas zbulimit

14 Tetor 2020, 17:10 Nga DOSJA
PAMJET E FRIKSHME/ U shpëtoi 11 plumbave, flet avokati shqiptar që ia

GREQI– Gazmend Halilaj, avokati që i shpëtoi atentatit me 11 plumba në Drenas, para shtëpisë së tij, ka rrëfyer momentet e tmerrit. I ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, Halilaj tregoi se zbulimi i dy skandaleve nga ana e tij, për rastin e 16-vjeçares së abuzuar seksualisht nga profesori i shkollës dhe rasti i zbulimit të vjedhjes së 1.4 milionë markave, para të destinuara për luftëtarët në luftë në vitin 1999.

Halilaj tha se fillimisht shpëtoi pas përplasjes me makinë nga autorët pasi nuk u hap airbag-u i makinës që mund ta kishte bllokuar dhe ta kishte bërë shënjestër më të lehtë për vrasësit dhe më pas falë fizikut të tij ka mundur të vrapojë dhe pse me plumba dhe i plagosur.

Pjesë nga intervista

Si e zbuluat ju Gazmend këtë skandal?
Këta që kanë abuzuar janë në poste zyrtare brenda orarit zyrtar dhe jashtë orarit janë organizatorë të grupeve kriminale.

Si i zbuluat ju të gjitha këto?
Unë e kam zbuluar këtë çështje pasi nuk e mora si kliente por desha ta ndihmoja atë të mitur pasi ajo ishte një nxënëse shembullore nga një familje sportiste.

Si u procedua me vajzën? Si është sot ajo?
Vajza tani është shumë mirë, shkollohet dhe vazhdon jetën.

Ju keni zbuluar edhe rastin e vjedhjes së milionave markave, para të destinuara për luftën?

Po ky ishte një skandal i zbuluar nga mua pasi e di shumë mirë kush i bëri, janë njerëz të implikuar në politikë dhe zyrtarë të lartë.

Ju Gazmend i keni marrë parasysh të gjitha këto, por keni pasur një atentat të rrezikshëm?
Po mua mu bë atentat për këtë zbulim, u qëllova nga një makinë para banesës time dhe pastaj dy persona me dy armë të cilët derdhën 11 plumba mbi mua!

Si shpëtuat nga ky atentat Gazmend?
Falënderoj zotin, sepse nuk u hap airbag-u dhe unë zbrita nga makina menjëherë dhe u rrëzova tre herë, por fiziku im i fortë dhe ajo çfarë kam qenë më parë më ndihmuan.

Po familja juaj si e priti? A kanë frikë sot?
Unë nuk kam kurrë frikë dhe as familja ime, pasi jam me drejtësinë për ngjarjet.

Gjithashtu, në emision u transmetua edhe pamja e atentatit. Agresioni në pamjet filmike duket i frikshëm edhe pse avokati shpëtoi.

Halilaj ra pre e këtij atentati në muajin prill. Ai njihet në Kosovë për zbulimin e dy skandaleve nga ana e tij që e vendosën në shënjestër të autorëve. Gazmend Halilaj u kërcënua me jetë, makina e tij u përplas nga një makinë tjetër në afërsi të banesës e ndërsa 11-plumba u derdhën mbi të, por sot është gjallë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj avokatit shqiptar gazmend halilaj atentati ndaj avokatit shqiptar gazmend halilaj

Sondazh

Poll