Aktualitet

Pa rezultat! Përfundon takimi i naftëtarëve të Ballshit me përfaqësuesit e firmës, Dautaj: Tentativë për të prishur pr

14 Tetor 2020, 14:55 Nga DOSJA
Pa rezultat! Përfundon takimi i naftëtarëve të Ballshit me

BALLSH– Ka përfunduar takimi i naftëtarëve të Ballshit me përfaqësuesit e firmës. Ky takim nuk ka dhënë asnjë rezultat duke bërë që mbledhja të jetë një dështim.

Kryetari i shoqatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj shprehet se këto takime janë bërë për të prishur grevën e urisë dhe protestën.

Do vazhdojmë protestat në uzinë dhe në qytet. Takimet janë tentativë për të prishur protestat. Nuk na dhanë asnjë dokument për marrëveshjen. Asnjë dokumet se cilës firmë i përket marrëveshja. Uzina nuk ka pronarë, kërkojmë shpjegim nga shteti’- shprehet Dautaj.

Mëngjesin e sotëm naftëtarët ka shqyer portën dhe janë futur në rafineri. Ata ka çarë kordonin e Policisë Bashkiake dhe janë futur në ambientet e rafinerisë, ku kanë kërkuar takim me adminstratën por nuk kanë gjetur asnjë punonjës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftëtarët e ballshit naftëtarët e ballshit

Sondazh

Poll