Sherr në Gjirokastër, 62-vjeçari i shkon në biznes bashkëfshatarit dhe i ngul thikën, arrestohet
14 Tetor 2020, 14:17Nga DOSJA
GJIROKASTËR– Një 63-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 55-vjeçar në Gjirokastër. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Gjirokastrës, mësohet se 63-vjeçari me inicialet Sh. D., ka shkuar në biznesin e 55-vjeçarit me inicialet S.K., në Dropull.
Të dy janë konfliktuar fillimisht verbalisht, por situata ka degraduar në përdorimin e thikës. Pas sherrit, 63-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar personin tjetër. Dëshmitarë të ngjarjes kanë lajmëruar policinë, e cila ka shkuar tek biznesi ku ndodhi plagosja dhe ka vënë në pranga autorin. Ai akuzohet për vepran penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ndërkohë, i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë Gjirokastër. Plagosi me mjet të mprehtë një shtetas, vihet në pranga 63-vjeçari. Shërbimet e Postës së Policisë Dropull kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Sh. D., 63 vjeç, banues në Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mesditën e sotme, në ambientet e një biznesi privat, bashkia Dropull, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin S. K., 55 vjeç, banues në Gjirokastër. Strukturat e DVP Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Dropull, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, shtetasin Sh. D., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë (thikë). Shtetasi S. K. ndodhet në spitalin rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën. Materialet në ngarkim të shtetasit Sh. D. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE–Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 viktima dhe 203 raste të reja nga pandemia e koronavirusit. Në 24 orë...
ANGLI– Policia angleze ka ngritur akuzë ndaj shqiptarit Armando Gjyla, 32 vjeç, pasi dyshohet për hedhje acidi me qëllim dëmtimin e një oficeri policie d...
TIRANE– Ndërron jetë nga COVID-19 drejtori i shkollës ‘Lidhja e Prizrenit’, Dedë Malaj.Nuk dihet se prej sa kohësh Malaj ishte infektuar nga virusi, apo nëse ka...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin katër personave me precedentë kriminalë nga Tirana, Burrel dhe Dibër. Mësohet se formulari ...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur Grupin e Punës për vlerësimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit, të cilat do të ...
Ngjarja e rëndë e 21 janarit të vitit 2018, ku u vranë dhe u dogjën nënë e bir në një fshat të Vlorës është trajtuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” në Top Ch...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka pushuar çështjen e Gjergj Cukalit, i cili akuzohet për vrasjen e ish- policit Arben Bilali. Burime për Do...