Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona, 203 të infektuar

14 Tetor 2020, 14:01 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit kanë

TIRANE–Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 viktima dhe 203 raste të reja nga pandemia e koronavirusit. Në 24 orët e fundit, kanë humbur betejën me COVID19, një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Janë 68 raste në Tiranë, 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Njoftimi i plotë i MSH:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1351 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Bëjeni mbajtjen e maskës pjesë të sjelljes tuaj të përditshme për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Mos neglizhoni për asnjë moment ruatjen e distancimit fizik prej të paktën 1.5 m dhe kujdesuni për higjienën personale. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (14 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 203

Të shëruar ne 24 orë 87

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1351

Testime totale 102,004

Raste pozitive 15955

Raste të shëruara 9762

Raste Aktive 5759

Humbje jete 434

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2890

Durrës 593

Shkodër 426

Korçë 325

Fier 306

Lezhë 290

Elbasan 246

Vlorë 208

Berat 168

Kukës 159

Dibër 82

Gjirokastër 66

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e shendetesie pandemia e koronavirusi viktimat e koronavirusit ne shqiperi ministria e shendetesie pandemia e koronavirusi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2020, 11:52

Më shumë se 5000 infektime të reja në Gjermani

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), shifra e infektimeve të reja brenda një dite ishte 5132. Kjo shifër ishte më e lartë se 1000 raste më shumë se një ditë më p...