Aktualitet

Djemtë e një biznesmeni, kush janë dy vëllezërit Rrushi që u kapën duke transportuar 78 emigrantë, përdornin kamionët

13 Tetor 2020, 15:13 Nga DOSJA
Djemtë e një biznesmeni, kush janë dy vëllezërit Rrushi

TIRANËDosja.al ka sigurar detaje mbi dy vëllezërit Rrushi, Amarildo dhe Endri, të cilët janë vënë në pranga dhe ndodhen pas hekurave pasi u kapën duke transportuar 78 emigrantë.

Personi që shikoni në foto është Endri Rrushi, i cili nuk nguron të publikojë në rrjetet sociale edhe foto me kamionë, mjet i cili përdorej edhe për transportimin e emigrantëve të paligjshëm.

Mjeti i llojit ‘Mercedez Benz’, siç duket është një nga të preferuarit e Endrit, pasi në shumë foto ka postuar mjete të tilla.

Ndërsa Amarildo Rrushi, është përsoni që shihni në foton më poshtë, e shkëputur nga një darkë me shoqërinë. Dy vëllezërit janë djemtë e biznesmenit nga Flamur Rrushi, i cili administron kompaninë e pastrimit “Rrushi Trans”.

Duke përdorur kamionët e firmës të rinjtë kërkonin nga emigrantët 1200 euro në këmbim të lëvizjes së nga fshati Zvezdë deri në Tiranë, ku do strehoheshin në një objekt në fshatin Mullet.

Të dy vëllezërit, bashkë me Urim Bajramin e Rinard Biçakun nga Librazhdi, janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Korçës. Dosja.al raportoi sot edhe përgjimet që janë zbardhur nga prokuroria. Bisedat telefonike mes katër personave që u kapën në Korçë teksa po transportonin me kamion 78 emigrantë nga Siria, zbuluan edhe trafikimin e paligjshëm. Endri, pas ndalimit nga policia kishte lajmëruar të vëllanë që të largohej e të mos arrestohej, por nuk ia doli dot ta ‘mbulonte’ gjatë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amarildo rrushi endri rrushi operacioni perimetri rinard bicaku urim bajrami amarildo rrushi endri rrushi operacioni perimetri rinard bicaku urim bajrami

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2020, 11:48

DURRËS- Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest me burg” për 41-vjeçarin, Myslim Estrefi, i cili përplasi me makinë për vdekje bashk...