Aktualitet

Kishin kërkuar azil në Francë, riatdhesohen 25 shtetas shqiptarë

13 Tetor 2020, 15:02 Nga DOSJA
Kishin kërkuar azil në Francë, riatdhesohen 25 shtetas

SHQIPËRI– 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë janë riatdhesuar ditën e sotme Lille. Policia ka bërë të ditur se ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshje që është zhvilluar nga autoritetet përkatëse. 

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Noftimi i Policisë 

Rinas.

Riatdhesohen nga Lille, Francë, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë. Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare. Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim. Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero. Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet riatdhesohen 25 shqiptare nga franca riatdhesohen 25 shqiptare nga franca

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2020, 11:48

DURRËS- Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest me burg” për 41-vjeçarin, Myslim Estrefi, i cili përplasi me makinë për vdekje bashk...