Aktualitet

Dhunimi i infeksionistit/ Mjekët kërkojnë shtim personeli dhe ndryshime për Kodin Penal (PETICIONI)

11 Shkurt 2019, 11:32 Nga DOSJA

Pas dhunës së ushtruar ndaj mjekut Gentian Stroni ka reaguar edhe  “Urdhëri i Mjekut”. Në një dalje për mediat një nga mjekët u shpreh se duhet të rishikohet kuadri ligjor për dhunën ndaj personelit mjekësor.

Ai shpjegoi më tej se numri i mjekëve është i ulët këtë periudhë ka pasur edhe një numër të madh pacientësh. Sipas tij mjekët përballen me një fluks të madh pune dhe janë në stres. 

“Kjo që ndodhi do të thotë duhet të shtohet edhe nurmi i mjekëve. Urgjenca e shërbimit infektiv  përballet me një numër të madh dhe fluks të shtuar pancientësh dhe kjo e vendos mjekun para një stresi shumë të lartë por pacientët kanë një pritshmëri të lartë nga mjekët. 

Megjithatë puna e palodhur e mjekëve dhe infermierëve tanë ka qënë shumë e mirë. Mendojmë që ka ardhur koha që të rishikohet kuadri ligjor përkatës dhe personi të marrë dënimin maksimal. Mjeku dhe personeli jonë do të vazhdojë të zhvillojë procesin normalisht për t’u shërbyer qytetarëve. Stop dhunës.”, u shpreh mjeku. 

Po kështu mjekët kanë nëshkruar edhe një peticion drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë , ku i kërkojnë asaj që të sigurohet një ambient i qetë pune për ta në ambientin e urgjencës. 

Dosja.al” mësoi se e mjeku infeksionit i dhunuar, Gentian Stroni, është mjek problematik pasi i lë të presin shumë në rradhë qytetarët. 45-vjeçari me iniciale A.M ka goditur me grusht mjekun dhe ndaj tij ka nisur procedim penal.

Më herët për këtë ngjarje ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, nga e cila u kërkua ndryshime në Kodin Penal për dhunën ndaj mjekëve.   “Në çdo urgencë nuk do të lejohet shoqërimi nga familjarët,  vetëm kur mjeku do ta lejojë këtë gjë. Kjo ka të bëjë edhe më sigurinë nëpër spitale, sic janë shërbimet në urgjencë.’, u shpreh Manastirliu.  (Lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Kërkesat e mjekëve:

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunimi i gentian stroni peticioni dhuna ndaj stronit reagon dhunimi i gentian stroni peticioni dhuna ndaj stronit reagon

Sondazh

Poll