Rudina Hajdari u jep fund pikëpyetjeve: Në zgjedhjet e 25 prillit do garoj
12 Tetor 2020, 20:30Nga DOSJA
TIRANË – Deputetja, Rudina Hajdari u jep fund dilemave duke deklaruar se, ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme do të marrë pjesë me partinë politike ‘Nisma’. Znj. Hajdari sqaroi se mbetet për t’u diskutua se cilët prej figurave të shoqërisë civile do të përfshihen.
“Padyshim që do të marrim pjesë, do të jemi me një lëvizje të re dhe kjo lëvizje të re tashmë e ka emrin e saj dhe e ka emrin ‘Nisma’. Në çdo qytet që kemi vajtur dhe kemi takuar njerëz kanë treguar shumë interes dhe ky shpërthim mediatik që krijoi janë e fundit na ndihmoi në mënyrën sesi reaguan njerëzit. Njerëzit janë të lodhur duke votuar 3-4 njerëz dhe tani duan diçka të re”, deklaroi deputetja.
Znj. Hajdari sqaroi më tej se, shoqëria civile “Nisma Thurrje” është diçka tjetër nga partia politike “Nisma”.
“Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Mbetet për tu caktuar në të ardhmen se cili prej tyre do të angazhohet dhe të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme. Ka pasur goxha kureshtje për mënyrë se si do të funksionojë”, theksoi znj. Hajdari.
Pak ditë më parë, pati një çarje mes marrëdhënies së Rudina Hajdarit dhe disa prej drejtuesve të ‘Nismës Thurje’, pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor. Sipas Pano Soko fakti që nuk pati zgjedhje të listave të kandidatëve ata nuk mund të garojnë në zgjedhje pasi ishte konceptuar tjetër garë brenda vetë partisë.
TIRANË– Kandidati për deputet PD, Tomorr Alizoti, ka folur me fjalë të ashpra në Open për asamblenë e Partisë Socialiste të premten, duke e konsideruar vet...
TIRANË- Partia Demokratike së fundmi ka reaguar në lidhje me situatën e naftëtarëve të Ballshit, të cilët ndodhen që prej 15 ditësh në greve urie.Ish-depu...
TIRANË– Kreshnik Spahiu ka deklaruar se sipas tij, kryeministri Edi Rama do të ndjekë shembullin e Zora Zaevit në Maqedoninë e Madhe.I ftuar në “Open...
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka publikuar së fundmi në një status që të ka ndarë në rrjtetet sociale ku si pas tij kryeministri...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta, njëkohësisht bashkëshorti i s...
Politike12 Tetor 2020, 19:38
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka sqaruar komentet për dekoratën e bërë ndaj Vojo Kushit e Vasil Laçit. Pas komenteve nga maxhoranca se personi ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është revoltuar teksa fliste për marrëveshjen e 5-Qershorit. I ftuar në studion e “Çim Peka Live”, Meta përplasi duart ...
TIRANË- Sekretari i Partisë Socialiste, Taulant Balla, këmbënguli në Ilva Now se qeveria nuk është përgjegjëse për situatën e krijuar me naftëtarët e Balls...