Politike

Ambasadori zviceran, Maître: Japim çdo vit 25 milionë franga për Shqipërinë

12 Tetor 2020, 21:37 Nga DOSJA
Ambasadori zviceran, Maître: Japim çdo vit 25 milionë franga

TIRANË– Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Adrian Maître gjatë një interviste në emisionin “Opinion” tha se Ballkani dhe Shqipëria përbëjnë një rajon të rëndësishëm për investimet Zvicerane.

Prej dy vitesh në Shqipëri, Ambasadori tha se Zvicra e mbështet Shqipërinë me 25 milionë franga zvicerane në vit, duke u renditur në vendin e dytë ose të tretë në raportin bilateral.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se cilat janë prioritet në marrëdhëniet Zvicër-Shqipëri për momentin, Ambasadori u shpreh:

Është shumë e rëndësishme për mua të ndaj me ju dhe teleshikuesit se Zvicra ka një prani të rëndësishme në Ballkanin perëndimor. Një tregues është se ne mbështesim me më shumë se 100 milionë franga zviceriane çdo vit rajonin. Ndonjëherë kjo nuk bëhet e ditur dhe lidhet me synimet tona të politikës së jashtë ndaj asaj krahine.

Është një rajon shumë i rëndësishëm për Zvicren. Kemi një diasporë me rëndësi që jeton në Zvicër. Pra, ka shumë lidhje personale, ekonomike, artiste, shkencëtarë etj.

Kontribuojmë për paqe, stabilitet dhe prosperitet te rajonit.

Pra, ne po ndajmë barrën me Bashkimin Europian. Jemi dakord me Bashkimin  Europian për këto synime me rëndësi në rajon dhe Shqipëria brenda rajonit është një vend me prioritet. Në mbështetje të Shqipërisë ne japim 25 milionë në vit franga zviceriane dhe kjo na rendit të dytët ose te tretet nder partneret bilateral”.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adrian maitre blendi fevziu adrian maitre blendi fevziu

Sondazh

Poll

Politike 12 Tetor 2020, 19:38

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka sqaruar komentet për dekoratën e bërë ndaj Vojo Kushit e Vasil Laçit. Pas komenteve nga maxhoranca se personi ...