Politike

A është kontaktuar nga Rama? Ish-Këshilltari i Trump: Të gjithë liderët në botë duan ta flasin me mua, preferoj të mos

12 Tetor 2020, 20:48 Nga DOSJA
A është kontaktuar nga Rama? Ish-Këshilltari i Trump: Të

TIRANË– Steve Bannon, ish-këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, komentoi për Çim Pekën edhe mundësinë që ai të jetë kontaktuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Indirekt, Bannon tha se nuk merret me socialistë dhe komuniste.

Çim Peka: Z. Bannon, kam mësuar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka tentuar të ju kontaktojë disa herë, jo njëherë, të kontaktojë personalisht me ju nëpërmjet lobuesve në Uashington. E pohoni dhe nëse po, çfarë ka dalë nga kontaktet.

Çim Peka: Edi Rama është një socialist dhe komunist në gjykimin tuaj ..

Steve Bannon: Nuk dua të them se është komunist, por besoj, nuk dua ta nënçmoj shumë, por kohë më parë besoj se ai ka folur publikisht mbi vlerat e komunizmit dhe të Rusisë nën komunizëm. Besoj se të shkuarën ai ka folur për vlerat e Rusisë nën komunizëm. Ka folur për vlerat e komunizmit në Bashkimin Sovjetik. Dhe duket së është socialist, kështu që unë nuk mbështes regjimet socialiste, nuk mbështes socializmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, unë mendoj se socializmi është një pjerrtësi e rrëshqitshme në komunizëm, dhe e mendoj komunizmin gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Unë jam populist. Unë vij nga një familje punëtorësh në Amerikë, dhe thjesht kam qenë me fat që të futem në Marinë, të shkoj në Harvard, në Wall Street, të punoj për Goldman Sachs, por unë besoj në kapitalizëm, besoj në liritë që vijnë me demokracinë dhe kapitalizmin, por unë jam një populist. Unë luftoj për njeriun e thjeshtë. Dhe mendoj se njeriu i thjeshtë merr pjesën më të keqe nën socializëm, mendoj se njeriu i thjeshtë është më i humburi në komunizëm, dhe duhet të shikohet rekordi im historik në lidhje me këtë.

Marrë nga Syri.net

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike donald trump steve bannon donald trump steve bannon

Sondazh

Poll

Politike 12 Tetor 2020, 19:38

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka sqaruar komentet për dekoratën e bërë ndaj Vojo Kushit e Vasil Laçit. Pas komenteve nga maxhoranca se personi ...