Aktualitet

Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe/ Si u përpoq Danjel Pepaj të fshihte provat, i vuri zjarrin kasolles me drogë.

13 Tetor 2020, 06:45 Nga DOSJA
Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe/ Si u përpoq

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj. Gazetari Elton Qyno i Report Tv,  raporton se Vilson Çutaj, i cili kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu i Reçit, është qëlluar nga një distancë prej 3 apo 4 metra me armë. Ai ka humbur jetën menjëherë, pasi është qëlluar me një plumb pas koke. Më pas autori Danjel Pepaj ka qëlluar me një plumb pas shpine dhe kushëririn e tij Klement Pepaj, duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë vëllai i Vilsonit, Olsion Çutaj në dëshminë e dytë para oficerëve të policisë ka deklaruar se vrasjet ndodhën për vjedhjen e një sasie kanabisi. Sipas tij, Vilsoni dhe Klementi dyshonin se drogën ua kishte vjedhur Danjel Pepaj. Pas dyshimeve, më datë 3 tetor,  dy të rinjtë kanë marrë me forcë edhe kanë rrahur Danjelin brenda një makine. Ky i fundit fillimisht nuk ka pranuar vjedhjen e drogës, por më pas u ka thënë të rinjte se e dinte se ku ndodhej hashashi. Ai u ka ngritur kurth të rinjve, ku i tërhequr drejt zonës së pabanuar, rrëza e Glecarve,  dhe aty i ka ekzektutuar. Pak minuta para ngjarjes Danjeli ka shkuar në banesë ku ka ndërruar rrobat si dhe ka siguruar armën e krimit.

Si u përpoq Danjel Pepaj të fshihte provat: 

Pas ngjarjes së rëndë, Pepaj është përpjekur që të fshejë provat. Ai i ka vënë zjarin ambienteve të tharjes së drogës dhe kasolleve, ka marrë me vete armën e krimit, por në vendgjarje ka lënë shumë prova. Po kështu në vendin e ngjarjes kanë gjetur 2 gëzhoja automatiku kallashnikov, një fishek të paplasur dhe dy aparate telefoni që i përkasin dy viktimave, disa copa plastmasi me ngjyrë të zezë, një top me tel, një top me fije filispanjë me ngjyrë jeshile dhe një biçak. Gjithashtu nga kontrolli i këtij territorit, jo shumë larg trupave të dy viktimave janë gjetur 2 parcela, ku u gjetën 29 bimë narkotike të mbjella, të rritura deri në 1.5 metër.

Pas këtyre veprimeve, që prej datës 3 tetor 2020, Vilson Çutaj, Klement Pepaj por edhe autori i krimit Danjeli, u zhdukën pa adresë. 5 ditë më vonë u gjetë trupat e pajetë të Vilsonit dhe Klementit pranë një parcele me drogë në vendin e quajtur rrëza e Glecarve.  Ndërkohë policia vijon ende kërkimet për autorin e krimit Danjel Pepaj. Dyshohet se ai është larguar në drejtim të Malit të Zi dhe se ndodhet në Podgoricë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet danjel pepaj klement pepaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj danjel pepaj klement pepaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2020, 05:40

SHQIPËRI- Gjatë gjithë ditës së sotme do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se gjatë pasdites do të ulet intesiteti i reshjeve të shiut dhe në disa z...