Aktualitet

Gjurma e gishtit në para zbuloi vrasësin e Bujar Çelës/ Drejtori i Policisë Kriminale jep detaje se si u identifikua Nuredi

13 Tetor 2020, 06:36 Nga DOSJA
Gjurma e gishtit në para zbuloi vrasësin e Bujar Çelës/

TIRANE– Nuredin Dumani, personi që akuzohet për vrasjen e Bujar Çelës, vëllain e Talo Çelës, është identifikuar nga policia për shkak të shenjave gishtash në para.

Këtë gjë e konfirmoi Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” aty ku zbuloi se më pas janë bërë dhe provat shkencore të cilat çuan në arrestimin me burg.

Nuredin Dumani është identifikuar nga policia për shkak të shenjave gishtash që u gjetën në para. Ne kemi bërë të mundur që me prova shkencore të shkojmë në gjykatë dhe gjykata të miratojë një masë sigurie arrest me burg në lidhje me këtë subjekt. Çështja është e tillë. Provat shkencore futen gjurmët daktiloskopike në rastin konkret, pasi ne kemi bërë të mundur që të sigurojmë një gjurmë daktiloskopike të autorit të veprës penale në këtë ngjarje.’– u shpreh Vocaj.

Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e 17 shtatorit para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari u qëllua me tre armë njëkohësisht, teksa pinte kafenë e mëngjesit dhe priste të niste punënë si taksist në të zezë. Viktima ishte vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet bujar çela nuredin dumani tonin vocaj ekzekutohet bujar çela nuredin dumani tonin vocaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2020, 05:40

SHQIPËRI- Gjatë gjithë ditës së sotme do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se gjatë pasdites do të ulet intesiteti i reshjeve të shiut dhe në disa z...