Aktualitet

Drejtori i Policisë Kriminale e pranon! Tonin Vocaj: Klementi dhe Vilsoni u vranë për kanabisin, ju rrëfej dinamikën e krim

12 Tetor 2020, 21:53 Nga DOSJA
Drejtori i Policisë Kriminale e pranon! Tonin Vocaj: Klementi dhe Vilsoni u

TIRANË– Drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj, ka pranuar se krimi i dyfishtë në Malësinë e Madhe ka ndodhur për shkak të kanabisit të mbjellë në disa parcela të asaj zone.

I ftuar në studion e “Opinion”, I pyetur për ngjarjen në fjalë, Vocaj rrëfeu edhe gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë, ngjarje ku Daniel Pepaj vrau dy kushërinjtë e tij, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Vocaj rikonfirmoi versionin e raportuar prej ditësh në media, se ishte Vilsoni ai që e akuzonte Danielin se kishte vjedhur 50 kg kanabis dhe kështu nisi zanafillën krimi.

Është e vërtetë që ngjarja ka ndodhur për kanabis. Viktimat kanë pretenduar se ua ka vjedhur autori i vrasjes. A është i vërtetë fakti që viktimat e kanë shtrënguar autorin për ta vënë para përgjegjësisë morale për sasinë e kanabisit të vjedhur? Meqenëse autori i veprës penale siç ka dalë nga hetimet në bashkëpunim me babain e tij kishte kultivuar një miniparcelë u ka thënë viktimave që unë do ua kthej këtë sasi që ju pretendoni se ua kam marrë unë, megjithëse ai faktikisht nga deklarimet që bën vëllai i viktimës nuk ka pranuar që ua ka marrë. Në këto kushte në shoqërinë e vëllait të viktimës kanë shkuar në fshatin Vrith, i cili ka njoftuar edhe policinë. Është i vërtetë fakti që njoftimi i parë është bërë në orën 1:00 të natës. Ai ka çuar policinë në vendin ku i ka zbritur nga makina ata dhe autori bashkë me dy viktimat janë futur në krahun e majtë të rrugës për të shkuar tek miniparcela,”– u shpreh ai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klement pepaj tonin vocaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj klement pepaj tonin vocaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj

Sondazh

Poll