Aktualitet

Taktika e re e lokalizimit të kanabis/ Drejtori i Policisë Kriminale zbulon manovrën e përdorur për të gjetur zonat me lë

13 Tetor 2020, 06:20 Nga DOSJA
Taktika e re e lokalizimit të kanabis/ Drejtori i Policisë Kriminale

TIRANE– Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, zbuloi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka zgjedhur si taktikë këtë vit që rastet e informacioneve për kanabis në zona të ndryshme t’i godasë vetë pa praninë e policinë lokale.

Vocaj e tregoi këtë detaj pasi u pyet në studio rreth ngjarjes së Malësisë së Madhe ku dy të rinj u vranë prej një sasie kanabisi. Sipas Vocaj, 15 ditë më parë është kryer një kontroll në një zonë vetëm prej një letre anonime dhe është zbuluar se nuk kishte drogë.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit sivjet ka ndjekur një taktikë që informacionet që ka marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka verifikuar vetë drejtpërdrejt, pa policinë lokale. Jo më shumë se 15 ditë më përpara nisur nga një informacion që kemi marrë nga një letër anonime për zonën e Fushë-Zezës ne kemi dërguar me dhjetëra forca speciale. Rezultoi se në zonën e Fushë Zezës nuk kishte. Kemi me dhjetëra informacione të verifikuara në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha Vocaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lokalizimi i kanabis tonin vocaj lokalizimi i kanabis tonin vocaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2020, 05:40

SHQIPËRI- Gjatë gjithë ditës së sotme do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se gjatë pasdites do të ulet intesiteti i reshjeve të shiut dhe në disa z...