Vrasjet në Elbasan/ Tonin Vocaj: Janë zbardhur të pesta, kemi arrestuar disa autorë të rëndësishëm
13 Tetor 2020, 06:43Nga DOSJA
TIRANE– Vrasjet e ndodhura në territorin e qytetit të Elbasanit, janë zbardhur. Këshu pohoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Ai vijoi duke thënë se kanë arrestuar disa autorë të rëndësishëm që kanë ushtruar veprimtari kriminale në atë qytet.
Vocaj u shpreh më tej se janë zbardhur të 5-ta vrasjet e Elbasanit.
‘Nuk mund të bëj komente mbi komentet e prokurorëve. Ajo që mund tju them është se në territorin e Elbasanit kanë ndodhur 5 vrasje në këtë qark të cilat janë zbardhur të pesta. Jemi duke kryer hetime të plota dhe të gjithanshme për të gjithë veprimtarinë kriminale në Elbasan. Kemi dokumentuar dhe kemi arrestuar disa autorë të rëndësishëm për ngjarjet. Hetimet nën drejtimin e shkëlqyer të prokurorisë së Elbasanit kanë indicie dhe elementë provash që këto hetime do të përparojnë edhe në ditët në vijim.‘- u shpreh drejtori i Policisë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN- Reshjet e shiut kanë sjellë sërish probleme në qarkullimin rrugor në Elbasan. Mësohet se gjatë natës ka pasur rënie gurësh në aksin Elbasan -Librazhd, ...
TIRANE– Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, zbuloi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka zgjedh...
SHQIPËRI- Reshjet e dendura të shiut kanë “pushtuar” vendin. Edhe gjatë natës shirat kanë rënë me një intesitet të madh, ku në qytetet si Tirana, Durrësi d...
SHQIPËRI- Shpenzimet për pije alkoolike dhe duhan të familjeve shqiptare kanë ardhur në rënie të lehtë gjatë dekadës së fundit, por në disa qarqe janë rrit...
Aktualitet13 Tetor 2020, 05:40
SHQIPËRI- Gjatë gjithë ditës së sotme do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se gjatë pasdites do të ulet intesiteti i reshjeve të shiut dhe në disa z...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë përmbytjet nga shirat e furishëm. Shq...
TIRANË– Kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj foli mbrëmjen e kësaj të hëne në “Opinion” edhe për disa prej ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur së f...
TIRANË– Drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj, ka pranuar se krimi i dyfishtë në Malësinë e Madhe ka ndodhur për shkak të ...