Zbuloni qytetet më pijedashëse dhe duhanpirëse të Shqipërisë
SHQIPËRI- Shpenzimet për pije alkoolike dhe duhan të familjeve shqiptare kanë ardhur në rënie të lehtë gjatë dekadës së fundit, por në disa qarqe janë rritur më tej dhe për disa të tjera ka rënie të ndjeshme.
Sipas të dhënave të INSTAT nga anketa e buxhetit të familjeve në vitin 2019 qarqet e Elbasanit, Lezhës dhe Beratit kishin shpenzimet më të larta për alkool dhe duhan në raport me buxhetin total përkatës.
Familjet në Elbasan shpenzuan mesatarisht 5.2 për qind të buxhetit të tyre me cigare dhe pije, duke u rritur me 0.6 pikë përqindje në raport me vitin 2009.
Pas Elbasanit shpenzimet më të larta për alkool dhe duhan i ka Lezha, familjet e së cilës çuan për cigare dhe pije 5.1 për qind të buxhetit total mujor me një rritje 0.3 për qind në raport me vitin 2009.
Berati si qarku i tretë me shpenzimet më të larta për këto produkte çoi 4.8% të totalit të buxhetit për konsumin e alkoolit dhe duhanit me një rritje 0.1% me 10 vite më parë.
E katërta renditet Korça e cila, çoi 4% të buxhetit total për konsumin e produkteve në fjalë me një rritje 0.4 pikë përqindje në raport me një vit më parë.
Në të kundërt qarqet e Shkodrës, Gjirokastrës dhe Vlorës patën shpenzimet më të ulëta për konsumin e pijeve dhe cigareve dhe me një rënie të ndjeshme përgjatë 10 viteve të fundit.
Familjet në Shkodër shpenzuan mesatarisht 2.9 % nga buxheti i tyre mujor për pije dhe duhan me një rënie me 1.3 pikë përqindje në raport me vitin 2019.
E dyta me shpenzimet më të ulëta për këtë grup ishte Gjirokastra, familjet e së cilës çuan 2,9 për qind të buxhetit të tyre për pije dhe cigare, me një rënie 1.8 pikë përqindje përgjatë dekadës.
Familjet në qarkun e Vlorës kanë ulur më shumë se çdo qark tjetër shpenzimet për alkool dhe cigare gjatë dekadës gati me 3 pikë përqindje. Më 2019 familjet në këtë qark çuan 3.1 për qind të buxhetit për produktet në fjalë, teksa 10 vite më parë shpenzimet për këtë grup ishin 6.1%.
Konsumi për pije dhe cigare shihet të jetë tipar i qarqeve të varfra. Elbasani u renditet si pas të njëjtës anketë si qarku më i varfër në vend, por gjithashtu edhe me konsumin më të lartë të pijeve dhe cigareve.
Gjithashtu Gjirokastra, e cila ka popullsinë më të plakur në vend ka konsum të ulët të këtyre produkteve të cilat zakonisht konsumohen nga mosha të reja.
Gjithashtu në disa qarqe me emigracion të lartë të të rinjve shpenzimet për pije dhe cigare kanë ardhur në ulje gjatë dekadës.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 13 tetor 2020
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë përmbytjet nga shirat e furishëm. Shq...
Atentati ndaj shefit Mentor Hasanaj, Tonin Vocaj: Shkak nuk është detyra, po hetojmë një konflikt pronësie
TIRANË– Kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj foli mbrëmjen e kësaj të hëne në “Opinion” edhe për disa prej ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur së f...
Drejtori i Policisë Kriminale e pranon! Tonin Vocaj: Klementi dhe Vilsoni u vranë për kanabisin, ju rrëfej dinamikën e krim
TIRANË– Drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj, ka pranuar se krimi i dyfishtë në Malësinë e Madhe ka ndodhur për shkak të ...
Pse u gjetën trupat pas pesë ditësh? Tonin Vocaj: Ishin ditë me shi e me mjegull, ju s’e dini si është terreni në Malë
TIRANË– Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj ka treguar arsyet që bënë që dy viktimat në Malësinë e Madhe, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj...
“E di që do më urreni”/ Prifti grek flet për vrasjen e Katsifas: Nuk ishte hero, ai nuk e sakrifikoi veten për askë
TIRANË– Një prift grek, Elefterios Balakos ka bërë një reagim në lidhje me çështjen e vrasjes së Kostandin Katsifas në Shqipëri dhe dënimin të anëta...
Klodiana Lala: Në Vaqarr u asgjësua një parcelë kanabisi, operacioni u dekonspirua dhe po hetohen policët e komisariatit nr
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se në Vaqarr është asgjësuar një parcel e konsiderueshme me kanabis, këtë verë që lamë pas.E ftuar në studio...
LISTA ME EMRAT/ Gara për BKH, skualifikohen 229 aplikantë pas fazës së parë, 424 të tjerët i nënshtrohen testit të Arsy
TIRANË– 229 aplikantë janë skualifikuar, pasi aplikuan në fazën e parë të testimit të kandidateve për hetues në BKH, të konsideruar si FBI-ja shqipta...
“Bëhen maskarallëqe”, Klodiana Lala përplaset me Tonin Vocajn, drejtori i policisë kriminale: Ç’është kjo gjuhë, s
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala është përplasur me drejtuesin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj. Të ftuar në studion e “Opinion”, teksa po diskutonin ...
Populli qe mbron pyllin nga qeveria!/ Qytetarët: Ne luftojmë për ajrin tonë, sepse dëmton shëndetin e fëmijëve
KAMWZ- Banorët e laknasit pjesë e Bashkisë së Kamzës sot kanë qenë në Gjykatën administrative të Apelit, pasi vijojnë kalvarin për çështjen e pyllit që r...