Aktualitet

Reshjet e shiut “pushtojnë” vendin/ Përmbytje në Durrës, Vlorë dhe Tiranë, lumi Ishëm del nga shtrati, rrezikohen që

13 Tetor 2020, 06:18 Nga DOSJA
Reshjet e shiut “pushtojnë” vendin/ Përmbytje në

SHQIPËRI- Reshjet e dendura të shiut kanë “pushtuar” vendin. Edhe gjatë natës shirat kanë rënë me një intesitet të madh, ku në qytetet si Tirana, Durrësi dhe Vlora,  Poçem dhe Muzinë janë përmbytur disa rrugë. Kjo situatë ka sjellë edhe probleme me qarkullimin, pasi mëngjesin e sotëm, shumë makina kanë pasur vështirësi në lëvizje dhe ndërkohë është krijuar shumë trafik. Po kështu, për shkak të përmbytjeve të rrugëve edhe këmbësorët kanë vështirësi për të lëvizur.

Ndërsa, në qarkun e Korçës ka probleme me energjinë elektrike. Mësohet se nuk ka energji elektrike për shkak të motit të keq në Pogradec, Maliq, fshati Zëmblak dhe Kolonjë. Fatmirësisht për shkak të reshjeve të shiut në qarkun e Korçës nuk raportohet për përmbytje.

Gjithashtu raportohet për rënie gurësh në aksin Elbasan-Librazhd dhe kjo ka sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve. Sakaq, është përmbytur edhe një banesë në fshatin Gurabardh, nga përroi i Zaranikës.

Sakaq, në Fushë-Krujë ka dalë nga shtrati lumi Ishëm dhe rrezikohen të përmbyten shumë fshatra si Murqinë, Mallkuç, Bilaj dhe Mazhe.

Ndërsa në Kukës nuk raportohet për përmbytje.  Prefektura Kukës në njoftimin e saj zyrtar thotë se si rezultat i kushteve të motit në bashkitë e Qarkut Kukës situata aktualisht është e qetë  dhe nuk ka situatë emergjente.

“Rrugët nacionale janë të qarkullushme normalisht,  ka patur rënje inertesh në segmente të ndryshme, por firmat kontraktore po punojnë për mbajtjen në gatishmëri të tyre. Rrugët bashkiake janë të qarkullushme normal”, thuhet në njoftimin e Prefekturës Kukës.

Ndërkohë, parashikohet që gjithë java të jetëm me shira të dendur. Temperaturat kanë zbritur goxha në krahasim me ato të javës që lamë pas, duke lajmëruar ardhjen e dimrit. Vlerat luhaten nga 3-20 gradë Celsius.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nen uje shqiperia nen uje

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Tetor 2020, 05:40

SHQIPËRI- Gjatë gjithë ditës së sotme do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se gjatë pasdites do të ulet intesiteti i reshjeve të shiut dhe në disa z...