Aktualitet

Pse u gjetën trupat pas pesë ditësh? Tonin Vocaj: Ishin ditë me shi e me mjegull, ju s’e dini si është terreni në Malë

12 Tetor 2020, 21:47 Nga DOSJA
Pse u gjetën trupat pas pesë ditësh? Tonin Vocaj: Ishin ditë

TIRANË– Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj ka treguar arsyet që bënë që dy viktimat në Malësinë e Madhe, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, të gjendeshin pesë ditë pas vrasjes.

I pyetur për këtë gjë në studion e “Opinion”, Vocaj tha se shkak është bërë koha me shi e me mjegull, ndërsa shtoi se terreni në atë zonë është shumë i vështirë.

“Çështja është këtu. Nuk e di se si e dini si është terreni, por është jashtëzakonisht i vështirë. Kemi përdorur dron gjithë ditën. Duhet të dini që ditët kanë qenë veçanërisht të vështira me shi dhe me mjegull. Në ditën e 4 është rimarrë në pyetje babai i autorit. Mund të ketë pasur dyshime, por ai nuk e ka ditur që djali i tij është përfshirë në këtë vrasje. Ai nuk kishte komunikim me të birin të paktën me faktet që ne kemi dhe as e ka nxitur djalin e vet. Bashkë me grupin e policisë kanë shkuar në vend dhe kanë gjetur viktimat. Prandaj është arrestuar sepse është kontributor, njësoj si djali në kultivimin e kësaj miniparcele të kanabisit. Ai është arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike. Nuk është arrestuar si bashkëautor për vrasje,”- tha Vocaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klement pepaj tonin vocaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj klement pepaj tonin vocaj tre te vdekurit ne shkoder vilson çutaj

Sondazh

Poll