Aktualitet

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO/ Komisionet miratojnë protokollin, të enjten ratifikimi në parlament

11 Shkurt 2019, 11:55 Nga DOSJA
Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO/ Komisionet miratojnë

TIRANË- Komisionet Parlamentare kanë miratuar ditën e sotme protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut. (Lexo këtu)

Protokolli u miratua me votat e mazhorancës dhe të opozitës.

Ratifikimi i protokollit do të bëhet në seancën pleanre që so të zhvillohet ditën e enjte, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeparlamenyari maqedonas, Talat Xhaferi.

Maqedonia bëhet kështu anëtari i 30-të i NATO-s pas zgjidhjes së konfliktit për emrin me Greqinë, e cila me 153 vota pro ratifikoi marrëveshjen në parlament. (Lexo këtu)

Marrëveshja u arrit mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe tij maqedonas, Zoran Zaev. Ata nënshkruan një marrëveshje që u firmos në brigjet e liqenit të Prespës.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet maqedonia ne nato marreveshja e prespes republika e maqedonisë së veriut seanca plenare 14 shkurt talat xhaferri maqedonia ne nato marreveshja e prespes republika e maqedonisë së veriut seanca plenare 14 shkurt talat xhaferri

Sondazh

Poll