Politike

Rama tha se nuk e kishte dëgjuar planin e PD-së, Basha: E besoj, ai dëgjon vetëm ata që i japin para

12 Tetor 2020, 12:50 Nga DOSJA
Rama tha se nuk e kishte dëgjuar planin e PD-së, Basha: E besoj, ai

TIRANE– Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat nga selia e Partisë Demokratike. Në lidhje me përgjigjen që tha ditën e sotme kryeministri Edi Rama se nuk e ka dëgjuar planin me 5 pika që ka propozuar PD, Basha u shpreh se e beson.

‘Plani ynë me 5 pika nuk është kinematografi me regji qëndrore, nuk janë cic-mice, por rrugëdalje nga kriza. Edi Rama iu përgjigj pyetjes se nuk e kishte dëgjuar planin. Unë e besoj që nuk e ka dëgjuar, megjithëse askush nuk e beson, as shqiptarët, unë zgjedh ta besoj se si nuk e ka dëgjuar. Ai ka javë, muaj, vite që nuk dëgjon. Nuk dëgjon biznesin, mësuesit. Dikë dëgjon Edi Eama, dëgjon ata që i japin para për iceneratorët‘- u shpreh Basha.

Pas daljes nga mbledhja me drejtuesit politikë, Rama tha se nuk ia kishte idenë asnjë lloj plani me 5 pika.

‘Nuk e kam idenë për asnjë plan me 5 pika (i referohet planit të Bashës”, tha Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha konference per mediat lulzim basha konference per mediat

Sondazh

Poll

Politike 12 Tetor 2020, 10:00

TIRANE– Ilir Bejtja, zv.ministri i Energjisë e Infrastrukturës në Kom. e Ekonomisë ka reaguar në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit.Ai shprehet...