Politike

Basha nuk tërhiqet: Ramën do ta çoj para drejtësisë, planin s’e dëgjon sepse e ka mendjen tek ndarja e parave, qytetarë

12 Tetor 2020, 12:13 Nga DOSJA
Basha nuk tërhiqet: Ramën do ta çoj para drejtësisë,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një konferencë për shtyp me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike. Basha u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ekonominë, planin e tij me pesë pika, të cilin e ka prezantuar prej javësh. Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, kryedemokrati preku temën e qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti dhe nga pandemia.

Përsa i përket fjalëve të kryeministrit Rama se nuk kishte dëgjuar asgjë për planin e rimëkëmbjes, të prezantuar nga kryeopozitari, Basha tha se kryeministri e ka mendjen tek ndarja e parave dhe se prej vitesh nuk dëgjon më asgjë, as problematikat e shqiptarëve.

I pyetur për zotimin e tij për ta çuar kryeministrin Rama para drejtësisë, siç ka thënë shumë herë, kreu i selisë blu tha se kjo është e vetmja mënyrë, për të bërë që Shqipëria të mos ketë më asnjë lidhje me krimin dhe korrupsionin.

“Si shumica e medias, edhe drejtësia është nën presionin për të mos vepruar. Pas 25 prillit do të çlirohen të gjithë dhe do të hetohet pas asnjë presion dhe ndërhyrje.  Shqetësimi im është fikja e ekraneve dhe e mediave sa herë që aferat përmenden.  Deri tani 75 milionë euro dhe dhjetëra miliona euro që janë paguar gjatë pandemisë, do të kishin mjaftuar për të ndihmuar me mijëra familje për të dalë nga kriza,”- tha kreu i PD-së.

Përsa i përket grevës së naftëtarëve, Basha tha se edhe atyre do tu gjendet pranë, siç ka vepruar edhe me të tjerët.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me gazetaret 12 tetor 2020 lulzim basha basha me gazetaret 12 tetor 2020 lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 12 Tetor 2020, 10:00

TIRANE– Ilir Bejtja, zv.ministri i Energjisë e Infrastrukturës në Kom. e Ekonomisë ka reaguar në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit.Ai shprehet...