Politike

Rruga Korçë- Ersekë/ Minarolli: Tender i paracaktuar me 5 fishin e çmimit, 4 kilometra rrugë do të kushtojnë 20 milionë

12 Tetor 2020, 12:11 Nga DOSJA
Rruga Korçë- Ersekë/ Minarolli: Tender i paracaktuar me 5

TIRANË- Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike, Ervin Minarolli ka denoncuar se ndërtimin i rrugës Korçë-Ersekë është një vjedhje e pastër e qeverisë.  Sipas Minarollit, rruga Korçë- Ersekë është një tender i paracaktuar me 5 fishin e çmimit.

“Rrisin koston në mënyrë artificiale, me qëllim që pjesa e vjedhur, të jetë sa më e lartë. Në rastin e rrugës Korçë-Ersekë, 1 kilometër rrugë do të kushtojë gati 5 milionë euro, me një kosto 5 herë më të lartë sesa segmentet e tjerë të po kësaj rruge.”, u shpreh ndër të tjera ai.

Deklarata e plotë:

Pak ditë më parë paralajmëruam një vjedhje flagrante të kësaj qeverie me rrugët. Bëhet fjalë për një segment 4 kilometra të rrugës Korçë-Ersekë, e cila është tenderuar me gati 5 – fishin e kostos dhe është fituar nga miqtë e Edi Ramës, Ndue dhe Agim Kola. Ndodhi siç e parashikuam ne, fituesi ishte i paracaktuar, tenderi ishte fiktiv. 4 kilometra rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend që të kushtonin 4 milionë euro.

Është një vjedhje e pastër, si në çdo rrugë që ka tenderuar kjo qeveri. Nuk ka në Shqipëri qoftë edhe 1 kilometër rrugë, ku këta të mos kenë vjedhur miliona euro.

Rrisin koston në mënyrë artificiale, me qëllim që pjesa e vjedhur, të jetë sa më e lartë.
Në rastin e rrugës Korçë-Ersekë, 1 kilometër rrugë do të kushtojë gati 5 milionë euro, me një kosto 5 herë më të lartë sesa segmentet e tjerë të po kësaj rruge.

Kompania me lidhje direkte me Edi Ramën, e ka fituar këtë tender pothuajse me vlerën maksimale të fondit të shpallur, thënë ndryshe me 98% të fondit limit. Skema e korrupsionit është fare e qartë.

Qeveria hap tenderin 20 milionë euro 4 kilometra. Miqtë e kryeministrit marrin pjesë në garë, paraqesin ofertën më të lartë dhe fitojnë në një garë fiktive, pasi kompanitë e tjera pjesëmarrëse kanë mungesë dokumentacioni.

Kjo është një praktikë korruptive, e kthyer ne norme nga kjo qeveri. Tenderi paracaktohet dhe kompanitë e tjera garojnë në mënyrë fiktive.

Me Edi Ramën kryeministër gara për tendera nuk ekziston. Gjithçka është e paracaktuar përmes korrupsionit.

Segmenti i parë i rrugës Korçë – Ersekë ka nisur ndërtimin që në vitin 2012. E gjithë rruga ishte projektuar me 1 milionë euro kilometri, por në muajt e fundit në pushtet, qytetarët po zhvaten me babëzinë më të madhe dhe 4 kilometra kushtojnë 20 milionë euro. Me kaq shumë parà, mund të ndërtohej e gjithë pjesa e mbetur e rrugës.

Kusuret e kësaj afere do t’i paguajnë , të parët, banorët e zonës, të cilët duhet të presin të largohet Edi Rama që kjo rrugë të përfundojë. Pas tyre, të gjithë shqiptarët që po vidhen çdo ditë nga kjo qeveri plaçkitësish.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë për çdo kompani që bashkëpunon me qeverinë në vjedhjen e qytetarëve gjatë këtyre muajve të fundit të qeverisë. Ata do të mbahen njësoj përgjegjës si ortaku i tyre në krim, kryeministri në ikje Edi Rama.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ervin minarolli rruga korçë- ersekë ervin minarolli rruga korçë- ersekë

Sondazh

Poll

Politike 12 Tetor 2020, 10:00

TIRANE– Ilir Bejtja, zv.ministri i Energjisë e Infrastrukturës në Kom. e Ekonomisë ka reaguar në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit.Ai shprehet...