Aktualitet

12 Tetor 2020, 06:27 Nga DOSJA

ELBASAN- Jorgo Leku, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia greke për vrasjen e Gentjan Beqirit dhe babait të tij, Nezir Beqiri,  dyshohet se është edhe autor i një tjetër ekzekutimi.

Policia ka dyshime se në vitin 2011 në Elbasan, Jorgo Leku ka vrarë me armë zjarri Ilir Rexhepin.  Ky i fundit është vëllai i ish-agjentit të Policisë Roland Rexhepi, i cili është edhe biznesmen.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Jorgo Leku dyshohet se është autori i kësaj vrasje, nisur nga karakteristikat që disponon policia e Elbasanit nga kqyerja e kamerave të sigurisë në atë zonë, si dhe nga gjetja e një monstre gjaku.

Vrasja: 

Më 30 Dhjetor të vitit 2011, Ilir Rexhepi teksa ishte pranë makinës së tij tip Benz me ngjyrë gri, iu afrua një person, i cili e qëlloi me 11 plumba me një armë të modifikuar. Rexhepi edhe pse mori disa plumba, mundi të nxirrte nga kroskoti i makinës një armë tip pistoletë me të cilën qëlloi vetëm një herë në drejtim të ekzekutorit. Pas vrasjes autori, u fut në rrugicën ku ndodhet shkolla 9-vjeçare “Thoma Kalefi” në Elbasan dhe humbi gjurmët.

Policia pas ngjarjes mundi të mbledhë prova, mes të cilave një kampion gjaku i cili gjatë krahasimeve që i është bërë kësaj mostre gjaku nuk është përputhur me atë të viktimës, Kjo nënkupton se monstra e gjakut i përket autorit. Pas ngjarjes Policia ndaloi Bledar Muçën, por pasi ju mor mostra e gjakut këtij shtetasi, rezultoi se nuk kishte përputhshmëri.

Policia dhe prokuroria e Elbasanit pritet që pas ekstradimit të Jorgo Lekës,  t’i  marrë këtij të fundit analizën e gjakut për ta krahasuar atë me gjurmën e gjakut që u gjet në vitin 2011 në vendin e ngjarjes.

Policia greke arrestoi dje 41-vjeçarin Jorgo Leku (alias Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou), pasi akuzohet se 8 vite më parë ka vrarë në Elbasan, babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri. Ai pritet të ekstradohet nga Greqia drejt Shqipërisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet jorgo leku ilir rexhepi jorgo leku arrestohet jorgo leku ilir rexhepi jorgo leku

Sondazh

Poll