Aktualitet

Rezulton me COVID-19 punonjësja e fasonerisë në qytetin e Kuçovës, frikë për gjendjen shëndetësore të stafit

12 Tetor 2020, 06:58 Nga DOSJA
Rezulton me COVID-19 punonjësja e fasonerisë në qytetin e

KUCOVE– Një 44-vjeçare e cila punon në një fasoneri në qytetin e Kuçovës ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Ajo mendohet të jetë infektuar nga një familjar i saj që ka rezultuar “pozitiv” disa ditë më parë. 44-vjeçarja kishte 4-ditë që nuk paraqitej në punë, që prej ditës së kryerjes së tamponit por mbërritja “pozitive” e tamponit të saj ka vënë në alarm kolegët e repartit ku ajo punonte.

Ndërkohë po merren masat për të parë nëse ka të tjerë të infektuar. Fasoneria e cila merret me prodhimin e çantave ka një numër të lartë të punonjësve.

Mësohet se është kryer dezinfektimi i disa reparteve të fasonerisë si dhe mbyllja e përkohshme e repartit ku punonte 44-vjeçarja nga Kuçova.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektim ne fasoneri punonjesja me covid infektim ne fasoneri punonjesja me covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2020, 06:27

ELBASAN- Jorgo Leku, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia greke për vrasjen e Gentjan Beqirit dhe babait të tij, Nezir Beqiri,  dyshohet se është edhe...