Aktualitet

“Papritur na qëlluan…!”/ Me një plumb në kokë, flet shefi i Policisë Hasanaj: Na bënë atentat, nuk e di pse. Kam pu

12 Tetor 2020, 07:16 Nga DOSJA
“Papritur na qëlluan…!”/ Me një plumb në

TIRANË– Zbardhet dëshmia e shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, ku ende nuk janë mbushur 24 orë nga atentati që iu bë teksa po udhëtonte me familjen. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Hasanaj është shprehur se nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje të rëndë.

Edhe pse me një plumb të mbetur në kokë, Hasanaj mban mend gjithë çfarë ndodhi, duke mos lënë pa përmendur faktin se e ka kryer me korrektesë detyrën e tij si shef Policie. 

“Kam qenë me familjen time në makinë. Papritur na qëlluan dhe u munduam të shpëtojmë. Pasi të shtënat u ndalën pashë që ishim plagosur unë dhe babai. Nuk e di se cila është arsyeja që na kanë qëlluar. Unë nuk kam asnjë konflikt me askënd dhe as babai im apo familja ime. Unë jam drejtor i policisë bashkiake në Malësinë e Madhe por nuk ka asnjë lidhje kjo sepse nuk kam pasur ndonjë debat apo problem të këtyre kohëve apo edhe më përpara. Kam punuar me shumë korrektësi në punën time duke iu shërbyer të gjithëve. Nuk kam asnjë ide përse na qëlluan”, mësohet të ketë thënë drejtori Hasanaj pas ngjarjes së rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, ku Mentor Hasanaj është plagosur me armë zjarri teksa po udhëtonte bashkë me gruan dhe babanë e tij. I plagosur ka mbetur edhe ky i fundit. Të dy ndodhen në gjendje të rëndë në Tiranë. Ende nuk dihen detaje lidhur shkaqet e ngjajres.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat shefit te policise ne malesine e madhe mentor hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe mentor hasanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2020, 06:27

ELBASAN- Jorgo Leku, i cili u arrestua një ditë më parë nga policia greke për vrasjen e Gentjan Beqirit dhe babait të tij, Nezir Beqiri,  dyshohet se është edhe...