Aktualitet

Dita 15 e grevës së urisë/ Naftëtarët e Ballshit marshojnë drejt Bashkisë së Fierit, paralajmërojnë bllokim rrugësh

12 Tetor 2020, 06:20 Nga DOSJA
Dita 15 e grevës së urisë/ Naftëtarët e Ballshit

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit hyjnë sot në ditën e 15-të të grevës së tyre të urisë që po zhvillohet në ambientet e brendshme të Uzinës. Ata kanë dalë ditën e sotme në protestë duke marshuar drejt Bashkisë së Fierit duke paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën kryesore.

Ditën e djeshme tre prej tyre u nisën me urgjencë në spital pasi gjendja e tyre shëndetësore nuk ishte aspak e mirë.

Ishte kreu i sindikatës ai i cili u shpreh për mediat e pranishme se do vijojnë ta mbajnë të mbyllur derën dhe të mos e ndalin grevën e tyre.

Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre dhe rifillimin e punës,  por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Ata ndodhen sot në ditën e 14 të grevës së urisë.  Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa javë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie naftëtarët e ballshit naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll